Kremtim i 2 Gushtit, Dita e Republikës – Ilinden: Forca jonë për të ardhmen

Nën slloganin “Ilindeni – Forca jonë për ardhmen”, këtë vit shënohet 2 Gushti – Dita e Republikës – Ilindeni. Me këtë rast, delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta kremtojnë festën përmes solemniteteve të shumta.

Edhe këtë vit qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e festojnë festën nacionale duke respektuar vlerat e përbashkëta ndërkulturore, me respekt të ndërsjellë, duke festuar me krenari, dinjitet dhe të bashkuar.

Kremtimi i ditës, kur festojmë 119 vite nga fillimi i Kryengritjes së Ilindenit, shpalljes ë Republikës së Krushevës dhe Ditës kur para 78 vite është mbajtur Mbledhja e parë e KAÇKM-së dhe vendosja e shtetësisë sonë, do të fillojë më 1 gusht në orën 20:45 në Krushevë, kur në mënyrë tradicionale, organizuar nga Komuna e Krushevës fillon manifestimi “Dhjetë ditë Republikë e Krushevës”. Në Manifestimin që i përfaqëson kulturën, traditën dhe historinë e Krushevës, para qytetarëve tanë, do të merr pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili këtë vit udhëheq delegacionin qeveritar në Krushevë, me rastin e kremtimit të festës nacionale Ilindenit.

Delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e përfshira me programin shtetëror për shënimin e festës shtetërore 2 Gushtit – Ditës së Republikës – Ilindenit: “Forca jonë për të ardhmen”.

Shënimi i Ditës së Republikës dhe Ilindenit më 2 gusht do të fillojë me ngjarjet në Shkup, ku delegacionet e larta do t'i udhëheqë dhe do të mbajë fjalim Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në orën 08:00, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Pendarovski do të vendosë lule në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski dhe gjeneralit Mihajlo Apostolslki, si dhe para monumentit të luftëtarëve të rënë nga LNÇ, te varrezat qytetare "Butel".

Më pas, delegacionet do të vendosin lule të freskëta në monumentin e KAÇKM-së në “Gruaja Luftëtare” në Shkup, në monumentin Nikolla Karev para Kuvendit, si dhe në monumentin e Metodija Andonov – Çento në Sheshin e Qytetit.

Manifestimi solemn do të vazhdojë me fjalimin e Presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në vilën në Vodno në orën 09:00.

Delegacionin qeveritar në Shkup e udhëheq nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti

Në mënyrë plotësuese në delegacionin qeveritar janë Hristina Oxhaklieska, zëvendësministre e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Hasani, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe Robert Allagjozovski, koordinator nacional për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunim ndërdikasterial.

Presidenti i Shtetit Pendarovski, me rastin e kremtimit të Ilindenit - Ditës së Republikës, më 2 Gusht 2022, do të kryesojë delegacionin shtetëror-kishës në vizitë në manastirin “Shën Prohor Pçinski".

Programi i festës shtetërore vazhdon para Qendrës Përkujtimore KAÇKM në Pelincë, organizuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

 Për nder të mbledhjes së parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë - KAÇKM, para përmendores së KAÇKM-së, me fillim në orën 10:00 do të vendosen lule të freskëta, pas së cilës Kryetari i Kuvendit, Talat. Xhaferi, do të mbajë fjalim dhe do të vijojë program i organizuar kulturor- program artistik.

Në monumentin e KAÇKM-së në Qendrën Përkujtimore të Pelincës, me rastin e festës nacionale të Ilindenit, delegacioni qeveritar do të përbëhet nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski duke udhëhequr delegacion të lartë qeveritar me nderime shtetërore do të shënojë festën e madhe nacionale Ilinden në Krushevë.

Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Delegacioni qeveritar do të përulet dhe duke vendosur lule të freskëta në vendpushimin e përjetshëm të Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev në monumentin "Maqedonia" në Gumenje dhe monumentin e luftëtarëve të rënë në Slivë, që janë simbol i sakrificës së kryengritësve për mbrojtjen e Republikës së Krushevskës, me fillim në orën 08:30.

Nga ora 10:30 me prezencën e përkujtimit për Ilindenasit e rënë në Kishën “Shën Nikolla”, delegacionit qeveritar dhe me vendosjen e luleve në monumentin e Meçkin Kamenit, vazhdon ceremonia për nder të festës nacionale, pas së cilës në ora 11:30 fillon manifestimi në Meçkin Kamen, ku Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim.

 Në kuadër të pjesës qendrore të programit shtetëror për shënimin e 2 Gushtit, në Krushevë do të mbahet program festiv kulturor-artistik.

Në programin ceremonial për shënimin e festës së Republikës këtë vit është përfshirë edhe festimi tradicional i Ilindenit në Smilevë, organizuar nga Komuna e Demir Hisarit, ku festohet me vendosjen e luleve dhe me manifestim folklorik.

Nga ora 09:00 delegacioni qeveritar, i kryesuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski, do të bëjnë nderime para varrit të Dame Gruev, monumenti i Smilevski të Ilindenit dhe pllakën përkujtimore e të Smilevit, më pas vijon vizita në Muzeun Përkujtimor, vendosja e luleve në monumentin e Dame Gruevit dhe në orën 10:00 në parkun përkujtimor "Dame Gruev" fillon festa tradicionale.

Urime festën e Ilindenit – Ditën e Republikës!