Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Agjencisë Operative-Teknike

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe drejtori i Agjencisë Operative-Teknike (OTA) Zoran Angellovski, sot e nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit.

Me këtë Memorandum, shprehet gatishmëria e të dyja palëve për të kontribuar rreth nivelit më të lartë të digjitalizimit, sigurisë kibernetike, duke ofruar mbështetje dhe bashkëpunim reciprok për çështjet juridike, shkëmbimin e informacioneve, të njohurive dhe të përvojave.

Aliti dhe Angellovski shpresoјnë se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate pozitive dhe do t'u shërbejë institucioneve në përmirësimin e shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.