Takim pune i ministrit Aliti me BNJVL, AKE, N.P.RDM DHE ZNBK

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me Kryetaren e BNJLV-së (Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale) Danella Arsovska, me Drejtorin e AKE-së (Agjencisë së Komunikimeve Elektronike) - Jeton Akiku, me Drejtorin e N.P.Radiodifuzioni Nacional – Endrin Kadriu, si dhe me anëtarë të Zyrës Nacionale të Broadband Kompetencave).

Ndërmjet temave për të cilat u diskutua, ishin interneti ‘broadband’ (brezgjërë) dhe implementimi iinternetit super të shpejtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti do të fillohet me studimin e fizibilitetit, ndërsa me rëndësi të veçantë është edhe përfshirja e të gjithë palëve, ishte ky konstatimi i takimit të punës.

Gjithashtu, u dakorduan që në të ardhmen të vazhdojnë të mbahen takime të tilla punuese me dinamikë të caktuar të punës.