Petrovska – Uallander: Aleanca jonë me SHBA-në është një histori suksesi e unitetit dhe ndarjes së vlerave

Bashkëpunimi i përbashkët, përkushtimi dhe mbështetja reciproke në zhvillimin intensiv të Armatës, por edhe bashkëpunimi dhe aleanca në NATO ishin në fokus të darkës së punës së ministres Sllavjanka Petrovska me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së Seleste Uallander, e cila u mbajt dje pasdite në kohën amerikane.

Ministrja Petrovska theksoi se dialogu strategjik i paraparë për sot do të jetë edhe një hap përpara në bashkëpunimin tashmë intensiv dhe produktiv ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes.

„Dialogu strategjik është një erë shtesë në shpinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm në mbrojtje. “Përkushtimi dhe mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut është dëshmuar në vitet në të cilat kemi ndërtuar mbrojtjen tonë dhe kjo shihet sot kur jemi pjesë e Aleancës, duke ndarë të njëjtat vlera”, tha ministrja.

Petrovska tha se Maqedonia e Veriut me vepra ka treguar se ka vizion dhe synim të qartë kur bëhet fjalë për zhvillimin e Armatës – të jetë moderne, shumë e trajnuar dhe e pajisur me pajisje ushtarake më të fundit dhe se përkushtimi është i dukshëm edhe për aleatët, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të cilët ndihmojnë në modernizimin edhe me mjetet e tyre.

Petrovska dhe Uallander diskutuan gjithashtu për realitetin e ri të sigurisë në Evropë, duke dënuar së bashku agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, e cila, konkluduan, u përball me një NATO të bashkuar, e cila kërkon ndalimin e armiqësive, kthimin e paqes dhe sigurisë, por edhe me një NATO e cila është e gatshme t’i mbrojë këto vlera në territorin e të gjitha shteteve anëtare.

Në darkën e punës, Uallander theksoi rëndësinë e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, duke theksuar vendimet që i mundësuan Maqedonisë së Veriut anëtarësimin në NATO, si vendime reale në kohën e duhur.