Takim Kovaçevski-Gelshtad: Avancimi i bashkëpunimit me Norvegjinë dhe mbështetja për integrimet evropiane si gjeostrategjikisht të rëndësishme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar ambasadorin e Norvegjisë në vend, Jon Eugen Gelstad.

Në takim është biseduar për avancimin e bashkëpunimit me Norvegjinë në fushën e ekonomisë, gjyqësorit, mbrojtjes- si shtete partnere në NATO.

Është konstatuar se Bota dhe Evropa përballen me sfida të mëdha në fushën e energjisë dhe sektorit të ushqimit, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në takim u shpreh mbështetja për ecurinë e vendit tonë në procesin e integrimit evropian, si një çështje me rëndësi gjeostrategjike për rajonin dhe Evropën.

Kryeministri Kovaçevski tha se ai dhe Qeveria janë plotësisht të përkushtuar për të mbështetur standardin e jetesës së qytetarëve në vend dhe zhvillimin e ekonomisë, se vendi është i përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore veçanërisht në bazë të parimeve dhe vlerave evropiane, dhe se politika e jashtme është pozicionuar në vij qind për qind të politikave të NATO-s dhe BE-së.

Kryetari i Qeverisë  Kovaçevski e falënderoi ambasadorin Gelshtad për miqësinë e sinqertë me Norvegjinë, si vend që e ka mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e cila përmes donacioneve ndihmon procesin e reformave në fusha kyçe si gjyqësori, mjedisi, mbrojtja dhe vlerësoi se është koha për të avancuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Është kumtuar se në Maqedoninë e Veriut shihen potenciale për investime, si dhe u bisedua për fushat dhe mënyrat e mundshme të bashkëpunimit.