Kovaçevski: Me rrugën Izvor – Ura Garski i lidhim Kërçovën dhe Dibrën me kufirin shqiptar për zhvillim më të shpejtë ekonomik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës në rajonin e Mavrovës bëri mbikëqyrje të seksionit Izvor-Ura Garski, në gjatësi prej 19 kilometrave. Me këtë rrugë do të mundësohet përmirësim i plotë në lidhjet ndërmjet Kërçovës, Dibrës dhe kufirit shqiptar që nënkupton realizim më të shpejtë dhe të pandërprerë të komunikacionit në rajonin planor jugperëndimor, me çka do të shkurtohet koha e udhëtimit ndërmjet Kërçovës dhe Dibrës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo rrugë është një lidhje e rëndësishme me Dibrën dhe kufirin me Republikën e Shqipërisë.

“Rruga ka një rëndësi të veçantë për rajonin, për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ky është fokusi ynë kryesor. Me kushte më të mira në infrastrukturën rrugore për të ngritur nivelin e shërbimeve që ofron qarku.

Nuk do të ketë vonesa në ndërtimin e rrugëve. Ato janë të një rëndësie të madhe. Zhvillimi i ekonomisë është gjithmonë më i shpejtë me një infrastrukturë rrugore të zhvilluar.

Pavarësisht krizës, investimet në rrjetin rrugor mbeten.

Ne ndjekim dhe realizojmë planin. Që nga viti 2017, ne kemi ndërtuar dhe rinovuar më shumë se 1000 kilometra rrugë. Deri më tani vlera e këtyre investimeve ka arritur mbi një miliard euro.

Jemi të përkushtuar për ndërtimin e një infrastrukture rrugore moderne dhe të sigurt dhe rindërtimin e rrugëve të tjera në vend.

Kriza ekonomike me të cilën po përballemi kërkon fokus edhe më të madh dhe realizim më të shpejtë të investimeve kapitale. Dihet që në një krizë më e rëndësishmja është investimi në infrastrukturë, sepse ndërtimi është motori i ekonomisë. Prandaj si Qeveri jemi të fokusuar në efikasitet edhe më të madh në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Investimet kapitale në infrastrukturë ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, garantojnë produktivitet dhe punësim më të lartë, reduktojnë kostot e prodhimit dhe transportit për kompanitë dhe rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Maqedonia e Veriut po ndërtohet dhe ndërlidhet, po ndërtohen të reja dhe në të njëjtën kohë po restaurohen rrugët e vjetra të harruara me dekada.

Ne mbetemi të përkushtuar për realizimin e ndërtimit dhe modernizimit të rrjetit rrugor në vend si masa që sigurojnë zhvillim”, përfundoi kryeministri Kovaçevski.