Kovaçevski: Rebalanci i buxhetit është bërë me përgjegjësi, mbrojmë standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive

Ribalanci i Buxhetit është i drejtuar drejt përballjes kryesore me krizën ekonomike, rishqyrtimin e projeksioneve fiskale, ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore, mbajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe optimizimin e burimeve të financimit të deficitit buxhetor, deklaroi sot Kryeministri Dimitar Kovaçevski nw seancwn e pyetjeve tw deputetwve nw Kuvend.

Ai ka theksuar se rebalanci i  buxhetit është miratuar nga Qeveria vetëm pak ditë më parë dhe tashmë është në Kuvend dhe me gjasë do të fillojë debati në Kuvend në ditët në vijim.

“Në këtë rebalanc tw buxhetit kemi parashikuar dhe kemi arritur të ulim harxhimet dhe shpenzimet joproduktive, të cilat nuk ka pse të bëhen, në vlerë prej 215 milionë euro, nuk është bërë asnjëherë më parë. Mirëpo, duke pasur parasysh situatën dhe duke qenë se na pret një dimër vërtet i vështirë, menduam që duhet të reduktohet, të ketë një ulje të ndjeshme të shpenzimeve që nuk ka pse të ndodhë këtë vit dhe ajo shumë është 215 milionë euro. Ato mjete, të rritura nga deficiti i zgjeruar, janë të destinuara për të financuar standardin jetësor të popullatës, thashë se tashmë kemi lënë në rezervë edhe 76 milionë euro shtesë”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai më tej ka sqaruar se 76 milionë euro të reja shtesë që janë planifikuar në rebalancin e buxhetit, janë të destinuara në rast se do të jetë e nevojshme që deri në fund të vitit të ndërhyhet sërish me masa të reja kundër krizës për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.

“Sepse jemi në një situatë krize jashtëzakonisht të madhe ekonomike e cila është shkaktuar, së pari, nga pandemia e sapopërfunduar shëndetësore dhe së dyti nga lufta në Ukrainë. Lufta shkaktoi një rritje të çmimeve botërore të ushqimit dhe energjisë dhe mungesë të ushqimit dhe energjisë, gjë që nxiti lëvizjet inflacioniste në të gjitha vendet," tha kryeministri Kovacevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se "lëvizjet inflacioniste shkaktohen ekskluzivisht nga faktorë ekstremë dhe të cilët duhet të ndërhyjnë si në politikën fiskale ashtu edhe në atë monetare për të ruajtur stabilitetin e treguesve makroekonomikë të vendit" dhe se shifrat janë praktikisht identike me ato lëvizjet e inflacionit në Francë, Gjermani, Austri, Holandë.

Kryeministri e vuri në dukje Kroacinë si shembull konkret nga rajoni.

“Krahasuar me më parë, këtë muaj edhe Kroacia ka bërë një ribalancim të buxhetit, në të cilin kanë korrigjim të PBB-së sikurse ne. Pastaj rritën inflacionin, ashtu si ne. Kroacia e rriti inflacionin nga 2.8 për qind në 7.8 për qind, ne në 7.2 për qind. Është rritur pjesa e të hyrave të buxhetit kroat, është rritur edhe ana e shpenzimeve të buxhetit, dhe nëse bëjmë një analogji me buxhetin tonë, atëherë edhe tek ne është rritur pjesa e të hyrave, po ashtu është rritur pjesa e shpenzimeve të buxhetit. Në përgjithësi, nëse shikojmë ndryshimet që janë bërë në Kroaci dhe nëse i krahasojmë me tonat, atëherë janë të njëjtat ndryshime që janë bërë. Pse e bëra këtë analogji, sepse është një ekonomi që vjen nga i njëjti sistem, ne kemi qenë në të njëjtën federatë. Kroacia është anëtare e BE-së dhe gjithashtu është prekur nga të gjitha flukset financiare në mënyrë të barabartë, që do të thotë se politikat ekonomike që po ndiqen janë shumë të ngjashme dhe projeksionet janë shumë të ngjashme”, shpjegoi kryeministri Kovaçevski.

Ai vuri në dukje edhe në rebalancin e buxhetit drejt  bujqësisë.

“Pastaj, 52 milionë euro shtesë për bujqit – sepse krijuam një Program Nacional për rritjen e prodhimit të ushqimit. Tashmë 5000 hektarë u janë ndarë fermerëve për prodhimin e kulturave strategjike, përveç 6000 hektarëve tokë tani edhe në ankand për prodhimin e kulturave strategjike. Është rritur niveli i subvencioneve për prodhimin e drithit, farërave të lulediellit, që janë edhe kultura strategjike dhe parashihet paradhënie në frutikulturë, të subvencioneve, për t'i vënë në dispozicion mjetet financiare  bujqve. Programi IPARD është dyfishuar, që do të thotë se BE-ja ka besim në performancën e bujqësisë së Maqedonisë dhe në performancën e Ministrisë së Bujqësisë dhe të gjitha mjetet si vitin e kaluar do të përdoren 100 për qind”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisw tha se janë siguruar mjete për rritjen dhe pagesën e pandërprerë të pensioneve dhe pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve, se rritja e pagave është parashikuar në Ministrinë e Jashtme, në drejtësi dhe në institucione të tjera për të cilat u diskutua edhe me sindikatat dhe objekt bisedimesh dhe buxhetimi në buxhetin e qarkut të bërë vitin e kaluar. Ai shtoi se parashikohet rritje e transfertave në komuna për faktin se mjetet për arsimin dhe çerdhet paguhen përmes komunave dhe buxheti plotësues parasheh rritjen e këtyre pagave si transferim për komunat, të cilat më pas ua paguajnë punonjësit – “që do të thotë se komunat nuk duhet të shqetësohen, gjegjësisht fondet do të jenë pjesë e granteve dhe transfertave që do të kryhen pa probleme”.

Kryeministri Kovaçevski tha se të hyrat e përgjithshme nw rebalancin e buxhetit janë planifikuar të rriten për 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më shumë se buxheti i planifikuar fillimisht dhe se kjo është për shkak të rritjes së bazës, gjegjësisht zvogëlimit të invazionit tatimor dhe rritjes së kontrolleve nga DHP-së, dhe institucioneve të tjera të që kanë për detyrë reduktimin e ekonomisë gri, si dhe masat e tjera të marra për rritjen e fushës së taksimit, pa rritur vetë normat.

 “Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288 miliardë denarë, ose 5,5 për qind më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, që do të thotë se janë rreth 16 miliardë denarë e më shumë, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për të mbështetur standardin e qytetarëve, për të mbështetur ekonomia dhe likuiditeti i kompanive, si dhe sigurimi i burimeve financiare për sektorin e energjisë, meqë lufta në Ukrainë nuk ndalet, pritet një rritje edhe më e madhe e çmimit të energjsave, por edhe të energjisë elektrike”, shtoi ai.

“Është spekuluar me shifra më të mëdha, me projeksione më të mëdha, por siç e thamë në fillim buxheti është bërë me shumë përgjegjësi, pra ribalanci, pra deficiti është në nivelin 5.5 për qind. Ne parashikojmë mbështetje financiare shtesë prej 4,7 miliardë denarë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive, para së gjithash për shkak të krizës së zgjatur me çmimin e energjisë dhe ushqimeve bazë”, tha kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje parlamentare. Maqedonia.