Takim Kovaçevski – Shentop: Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kryetarin Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop.

Në takim bashkërisht janë konfirmuar marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat shënojnë avancim, që e tregoi rritjen e vëllimit tregtar në vitin 2021, si dhe atë që kompani turke janë investitorë më të mëdhenj në vend.

Është vlerësuar se shteti kujdeset për të gjithë qytetarët njëjtë, se Maqedonia e Veriut është shembull se si qytetarë nga kultura, fe dhe bashkësi etnike të ndryshme mund të jetojnë bashkë në një shtet, në harmoni dhe se ky është kontribut i rëndësishëm në paqen e Ballkanit.

Në këtë drejtim, është transmetuar se Turqia e mbështet Maqedoninë e Veriut që sa më shpejtë t’i fillojë bisedimet me BE-në, me shpresë se kjo do të ndodhë sa më shpejtë, sepse konsiderohet se integrimet evropiane të shtetit tonë janë me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë.

Kryeministri Kovaçevski është falënderuar për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme nga Republika e Turqisë në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i shtetit e deri më sot.

Sa i përket çështjes me Bullgarinë, Kryeministri Kovaçevski ka potencuar se zgjidhja është e mundur nëse të dyja palët janë të përkushtuara në bisedime dinjitoze të bazuara në vlerat evropiane dhe në frymën e respektimit të ndërsjellë.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Kryeministri Kovaçevski ka theksuar se shteti ynë vazhdon me politikat të cilat janë plotësisht në linjë të BE-së dhe NATO-s.

Në takim u konstatua se zhvillimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë vazhdon të zhvillohen, në plan ekonomik, si dhe si partnerë shtetëror në kuadër të aleancës së NATO-s.