MSHIA: Jemi të përkushtuar në reformat dhe në profesionalizimin e administratës, qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse, si dhe ofrimit të përmirësuar të shërbimeve elektronike

aqedonisë së Veriut, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës u fokusua në disa prioritete, siç janë: Vlerësimi i sigurisë nacionale ‘online’ të fëmijëve për Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimi i 135 shërbimeve elektronike, implementimi i shërbimit ,,Certifikata e evidentimit të dënimeve për personat juridikë”, shërbim i cili është i disponueshëm në Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike uslugi.gov.mk. Gjithashtu, njoftohet edhe për dy shërbime të tjera: ,,Lëshimi i vërtetimit për evidentim kriminal" dhe ,,Lëshimi i vërtetimit nga evidentimi për sanksion të shqiptuar."
 
Me mbështetjen e USAID-it, u formua grupi punues mbi sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike ku morën pjesë përfaqësues edhe nga institucione të tjera edhe nga sektori privat, të cilët janë me rëndësi kyçe për vendin tonë.
 
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, propozoi sistem të ri të pagave të nëpunësve administrativë, duke e harmonizuar me Ligjin e Pagës Minimale. Qëllimi kyç i Propozim-Ligjit është arritja e barazisë së të punësuarve në sektorin publik dhe privat me të ardhura minimale nëpërmjet vendosjes së vlerës së njëjtë të pagës minimale ligjore, si dhe sigurimit në kontinuitet të ndryshimeve të pagave në administratë në lidhje me pagën minimale në nivel nacional, si qëllim afatgjatë.
 
,,Profesionalizimi i administratës kryeson në listën e prioriteteve. Pikërisht për këtë qëllim po finalizohen: Ligji i të Punësuarve në Sektorin Publik, Ligji i Ri i Nëpunësve Administrativë dhe Ligji i Shërbimit të Lartë Udhëheqës. Me këtë pako të ligjeve po kufizohet niveli profesional nga ai politik, po përcaktohen linjat e qarta të llogaridhënies së udhëheqësve të lartë, çka mundëson avancimin e shërbimeve publike dhe përforcimin e qeverisjes së mirë si parime të përhershme të punës së administratës publike. Gjithashtu, sigurohet rritja e efikasitetit dhe e efektivitetit të procedurave mbi udhëheqjen me burimet njerëzore dhe në mënyrë të qartë rregullohet procedura meritore e punësimit dhe përzgjedhja e kandidatit më të mirë.”
 
Punojmë edhe në  pilot programin mbi riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror.
Qëllimi është që të vendosen linjat e qarta të llogaridhënies, të strukturës së re të hierarkisë dhe të pasurit kujdes ndaj përkufizimit të funksioneve të krijuesve të politikave, implementuesve dhe mbikëqyrësve.