Takimi Kovaçevski-Sekizqok: Maqedonia e Veriut është partner dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Hasan Mehmet Sekizqok, ambasador i Republikës së Turqisë në vend.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet  Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe u shqyrtuan mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

Është biseduar për më shumë çështje aktuale, siç janë sfidat e luftës në Ukrainë dhe për mënyrën e tejkalimit të tyre, veçanërisht në pjesën e sigurimit të ushqimit dhe energjisë.

Njëherësh, shtohet, bashkërisht  është vlerësuar se dialogu është e vetmja zgjidhje e arsyeshme për çdo çështje të hapur

Në takim u përcoll se Turqia e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut si një partner të rëndësishëm në Ballkan dhe se integrimi euroatlantik i vendit tonë do të thotë kontribut për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Kryeministri Kovaçevski, ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Turqisë në përparimin e shtetit tonë, theksoi se Turqia është ndër investitorët  më të rëndësishëm në vend dhe se marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të zhvillohen në një frymë efikase dhe miqësore.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmerr hapa konkretë në mbështetjen e standardit të jetesës së qytetarëve dhe zbaton vlera evropiane në politikat, jashtëzakonisht për të mirën  e qytetarëve dhe të shtetit dhe në këtë mënyrë vazhdon të punojë, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.