Kovaçevski-Lajçak: Negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut duhet të jenë prioritet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi, realizoi takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në fokus të takimit ishte situata aktuale  krizës në Evropë e shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, të cilën Maqedonia e Veriut e dënoi si shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe jep në kontributin e saj në organizimin e ndihmës efektive për refugjatët ukrainas dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës si përgjigje e mundshme ndaj situatave të paparashikueshme.

Gjatë bisedimeve, Kryeministri Kovacevski dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak ranë dakord se lufta në Ukrainë ka pasoja negative për stabilitetin e Evropës dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor dhe thanë se një përgjigje e përshtatshme ndaj këtyre pasojave është përshpejtimi i procesit integrues tw vendeve tw rajonit dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.

 

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në takimin me Lajçak theksoi se ka progres në dialogun Shkup-Sofje, për të cilin kërkohet përkrahja e Brukselit për të përcaktuar kornizën negociuese dhe për të vendosur synimin për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt me Komisionin Evropian si fillim të procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.