Kovaçevski: Me masa të drejtpërdrejta kundër krizës zbusim rritjet e mëdha të çmimeve për qytetarët

Qeveria ndërmerr një sërë masash dhe aktivitetesh të cilat duhet të jenë mbështetje dhe ndihmë për qytetarët në kushte të krizës ekonomike me të cilën po përballet bota, Evropa dhe vendi ynë dhe është një nga më të mëdhatë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Për të ulur goditjen mbi standardin e jetesës, Qeveria tashmë ndërhyri me rritjen e pagës minimale dhe sigurimin e ndihmës së drejtpërdrejtë për pensionistët dhe familjet me nevojë.

Rritja e pagës minimale, me shumën e re prej 18 mijë denarë, tashmë po paguhet dhe me të mbulon 80 mijë punëtorë në sektorin privat dhe shtetëror. Sot, me dy paga minimale mund të mbulohet një shportë konsumatore sindikale, ndryshe nga më parë kur nevojiteshin 4.25 paga minimale.

Shporta sindikale e konsumatorit për muajin mars është 36.768 denarë dhe nga fillimi i vitit është rritur në 1.000,00 denarë, por kjo shumë mbulohet me 1.000 denarë shtesë në muaj për pensionistët, që do t'u paguhen në tre muajt e ardhshëm si ndihmë shtesë për familjet e cenueshme.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor  është siguruar zbatimi i vendimit për rritjen e pensioneve me  aplikimin e metodologjisë e re, sipas së cilës pensionistët do të kenë rritjen më të lartë historikisht të pensioneve në muajin shtator.

Për kategoritë më të cenueshme për produkte ushqimore bazë janë paraparë 1.000 denarë për 3 muaj për 35.000 shfrytëzues, përkatësisht 105 milionë denarë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Qeveria vazhdon të monitorojë situatën me krizën ekonomike dhe të ndërhyjë me masa dhe  mbështetje të cilët do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në kushte të  rritjes së kostove.