Takim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorin e Finlandës Lahdevirta: Është i rëndësishëm uniteti i NATO-s dhe BE-së i nevojitet integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kimo Lahdevirta, ambasador jorezident i Republikës së Finlandës në vend.

Në takim u diskutua për luftën në Ukrainë, situatën e sigurisë në Evropë, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit të mirë dypalësh mes dy shteteve.

Uniteti i vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në qëndrimet ndaj agresionit rus kundër Ukrainës vlerësohet si i rëndësishëm.

Gjithashtu u konstatua se hapi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në perspektivat evropiane është i rëndësishëm për vendin tonë, por edhe si inkurajim për tërë rajonin dhe si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi Finlandën për mbështetjen e dhënë për integrimin evropian të vendit tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të ndajë në mënyrë aktive vlerat e njëjta me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.

“Si Qeveri dhe si shtet, ne jemi plotësisht në përputhje me politikat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe në lidhje me situatën në Ukrainë. Kemi harmonizim të madh të legjislacionit me legjislacionin e BE-së dhe po zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore në frymën e vlerave evropiane. Në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë ka një energji të mirë dhe në këtë mënyrë po punohet për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Sot është e qartë në Bruksel se progresi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim është konfirmuar mbështetja e ndërsjellë e të dyja vendeve, për çështje të rëndësishme për qytetarët e shteteve.