Kovaçevski dhe kryeministrat e vendeve të EJL-së anëtare të NATO-s në takim në Sofje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e filloi pjesëmarrjen në Takimin e shefave dhe qeverive të vendeve nga Evropa Juglindore anëtare të NATO-s.

Në fokus të takimit, organizator dhe nikoqir i së cilit është Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, janë sfidat për siguri rajonale në kontekst të pushtimit ushtarak rus në Ukrainë.

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, Republikës së Rumanisë, Nikolae Çuka dhe të Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, do të bisedojnë për koordinimin e strategjive të përbashkëta të sigurisë përkundër rreziqeve dhe kërcënimeve nga lufta në Ukrainë dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal në vendet e Evropës Juglindore.

Në margjinat e takimit Kryeministri Kovaçevski do të realizojë edhe takime dypalëshe me kryeministrat nga rajoni.