Kovaçevski: Samiti ka për qëllim të pengojë Putinin nga ajo që bën në Ukrainë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Veri-Atlantik në kuadër të Samitit të jashtëzakonshëm të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s që mbahet sot në Bruksel.

Kryeministri Kovaçevski, i cili është në takim bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, në deklaratën për mediat para fillimit të Samitit, i kumtoi pritjet nga takimi.

Në vazhdim të kumtesës, e përcjellim në mënyrë të plotë deklaratën e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:

“Sot jemi dëshmitarë para një sfide të madhe për Evropën dhe për mbarë botën. Ishim të bindur se paqja në Evropë nuk do të ndërpritet kurrë me një agresion të tillë të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Kjo paraqet një shkelje të paparë të sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti të pavarur. Kjo shkakton një krizë refugjatësh.

Sot, të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe do ta japim mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Do të mbetemi të bashkuar dhe Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s tani më e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në dhe i kemi sjell të gjitha vendimet  me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Samiti ka për qëllim ta pengojë Putinin nga ajo që Rusia po bën në Ukrainë.  se zgjidhja paqësore është e vetmja rrugë për të zgjidhur këtë çështje. Konsiderojmë se zgjidhja paqësore është mënyra e vetme për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Për t’i ndihmuar ukrainasit, ne kemi marrë të gjitha vendimet e nevojshme në vend për të pranuar të gjithë refugjatët që do të kërkonin strehim në vendin tonë.

Në takimet që i paraprijnë këtij Samiti të NATO-s u diskutua për forcimin e krahut lindor dhe kjo gjithsesi do të diskutohet edhe në këtë Samit të jashtëzakonshëm.

Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s tashmë i ofroi ndihmë adekuate  popullit ukrainas. Tani është koha kur populli i lirë i Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga bota demokratike ".