Mbledhja e rregullt e 32-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 22.03.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 32-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje për shqyrtim është paralajmëruar Informacioni për nevojën e marrjes së masave dhe aktiviteteve lidhur me Katalogun e shërbimeve dhe Portalin nacional për shërbime elektronike me propozim të Kabinetit të zëvendëskryetares së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ngarkuar për politika për qeverisje të mirë.  

Sipas rendit të propozuar të ditës, mes tjerash, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet edhe Propozim-strategjia për zhvillimin e turizmit fetar dhe mbështetja e manastireve aktive, me Plan Veprimi 2022-2026 të përgatitur dhe propozuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë dhe Grupet Fetare.

Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të mbahet në 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.