Delegacioni qeveritar vendosi lule para monumenteve të hebrenjve maqedonas të dëbuar në ish Monopolin e Shkupit dhe varrezave të qytetit në Butel

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, në emer të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut, sot vendosën lule para Monumentit të hebrenjve të dëbuar  maqedonas,  në  ish Monopolin e Shkupit dhe para Monumentit të hebrenjve të dëbuar në varrezat e qytetit në Butel.

Me këtë akt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit aktiviteteve  me rastin e 79 vjetorit të ngjarjes tragjike të 11 marsit në vitin 1943, kur 7.144 hebrenj maqedonas u dëbuan  dhe u ekzekutuan në kampet naziste të vdekjes në Poloni.

Në fjalimet e rastit para memorialëve përkujtimorë të Holokaustit edhe një herë u dërguan mesazhe se kjo tragjedi do të mbahet mend  përgjithmonë, ndërsa kujtimet e viktimave do të bëjnë thirrje gjithmonë që mos të harrohet.