Nga mbledhja e 25-të e Qeverisë: Ndryshimet e ligjeve për TVSH-në dhe akcizën janë dërguar për miratim në Kuvend; Miratohen mjete për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar komune në Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 25-të me ndryshime dhe plotësime e përcaktoj tekstin për Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Tatimin mbi vlerën e shtuar parashikohet ulje e normës  së tatimit mbi vlerën e shtuar, përkatësisht lirim nga tatimi mbi vlerën e shtuar për produkte të caktuara, të përfshira nga masat e miratuara  dje për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

Zgjidhjet e reja ligjore do të sigurojnë zbatimin e masës për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0% për produktet: bukë; sheqer; miell - lloji 400; vaj luledielli; qumësht i përhershëm, mish i freskët; oriz dhe vezë.

Me ndryshimet në Ligjin për TVSH-në do të lirohen  nga pagesa e këtij tatimi  importi i gazit natyror, energjisë elektrike,  energjisë termike dhe ftohjes.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi ndryshimet  dhe plotësimet në Ligjin për akciza, me të cilat pritet të ulen çmimet me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës, që ishte edhe një nga masat e Qeverisë për ndalimin e rritjes së çmimeve të këtyre energjensave.

Ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin për Akciza janë dërguar në Kuvend me propozim që të miratohen me procedurë urgjente.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjell Vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për realizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe për kryetar të Komunës Qendër Zhupë.