Banka Botërore mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë

Në mbledhjen e 21-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u prezantua portofoli i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut periudhën aktuale, si dhe për fazën e ardhshme të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në prezantimin e Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Masimilijano Paoluçi, drejtor i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, u theksua se Banka vazhdon të ndjek prioritetet e Qeverisë, me mbështetje e cila prej vitit 1991 e deri më sot është gjithsej 2,8 miliardë dollarë.

Portofoli aktual i  Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshin 9 projekte të mëdha me vlerë prej 480 milionë dollarë që përfshijnë projekte infrastrukturore të autostradës, magjistrale dhe lokale, projekte për avancim në arsim, në shëndetësi, si dhe projekte për gjithëpërfshirje sociale.

Banka Botërore, u theksua në prezantim, bashkë me Qeverinë, mbetet e përkushtuar edhe në vazhdimësinë e mbështetjes së bilancit pagesor të sistemit financiar dhe veçanërisht në projektet për investime në kapitalin njerëzor në arsim, mbrojtje sociale dhe shëndetësi.