Qeveria e miratoi Informacionin për krijimin e Strategjisë zhvillimore nacionale 2022-2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 22-të e shqyrtoi dhe e miratoi “Informacionin për krijimin e Strategjisë zhvillimore nacionale 2022-2024” dhe e miratoi edhe “Kornizën metodologjike të Strategjisë zhvillimore nacionale 2022-2024”, të propozuar në fazën e parë të projektit.

Strategjia zhvillimore nacionale 2022-2024ka për qëllim të sigurojë vizion afatgjatë dhe udhërrëfyes për zhvillim ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strategjia zhvillimore nacionale do të krijohet përmes një procesi të gjërë gjithpërfshirës në të cilin do të konsultohen të gjitha palët e interesuara në shtet, direkt duke i përfshirë edhe qytetarët, me qëllim që dokumenti përfundimtar për vizionin dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë konsensual dhe mbipartiak, si dhe me gjithëpërfshirjen e gjeneratave, ndëretnike, gjinore dhe sociale.

Fokus primar i Strategjisë zhvillimore nacionale është hapja e mundësive, por edhe krijimi i kapaciteteve dhe rrezistenca e shoqërisë për ballafaqim me pasigurinë e rritur dhe rreziqet në korniza botërore, si dhe për ballafaqim me trendet globale siç janë ndryshimet klimatike dhe transformimi digjital.

Procesi i krijimit të Strategjisë zhvillimore nacionale (SZHN) 2022-2024 filloi në janar të vitit 2021, me dizajnimin e kornizës metodologjike e cila e konfirmoi mënyrën e përgatitjes së strategjisë, implementimin e saj, si dhe mekanizmat për ndjekje të suksesit të zbatimit.

Faza e dytë e projektit do të fokusohet në vetë përpunimin e Strategjisë dhe në operacionalizimin e modeleve për zbatimin e saj.

Qeveria i obligoi zëvendësit e Kryetarit të Qeverisë dhe ministrin e Financave ta koordinojnë procesin për përgatitje të Strategjisë zhvillimore nacionale 2022-2024 në korniza të fazës së dytë të projektit dhe në çdo 6 muaj, ndërsa sipas nevojës edhe më shpesh, ta njoftojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e projektit.