Тakim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorin Gir: U përshëndetën politikat e Maqedonisë së Veriut në linjën e Bashkimit Evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq, u takua me Dejvid Gir, ambasador dhe shef i Delegacionit të BE-së në vend.

Në takim u mirëprit udhëheqësia e Qeverisë dhe reagimi i shpejtë ndaj situatës në Ukrainë.

Kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë BE, NATO dhe SHBA, për dënimin më të ashpër të pushtimit rus të Ukrainës dhe mbështetjen dhe shoqërimin e sanksioneve kundër Federatës Ruse.

Në takim bashkërisht u theksua rëndësia e perspektivave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të thotë inkurajim për perspektivat evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski tha se në plan vendor Qeveria është e fokusuar në mbështetjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive dhe në tejkalimin e sfidave të situatës energjetike. Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se bisedimet në nivel kryeministror dhe në mes të anëtarëve të grupeve punuese janë vendosur në nivel dinjitoz, për të arritur zgjidhje logjike të bazuara në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e realizimit të projekteve evropiane të financuara me para evropiane, për të cilat u konstatua se nevojitet sjellje e përgjegjshme në nivel lokal dhe nga organet dhe institucionet kompetente.