Takimi i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorin Ticinjski: Mbështetje nga Polonia për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe përcaktim i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në shtetin tonë, Vojciev Ticinjski.

Në takim është dërguar letër me urime për mandatin e kryeministrit Kovaçevski, nga kryeministri polak Mateush Moravjecki.

Është kumtuar edhe se Polonia i mbështet perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në takim, është biseduar edhe për situatën në Ukrainë. Kryeministri Kovaçevski e ka theksuar pozicionin e fuqishëm të shtetit tonë i cili është në linjë të pozitës së partnerëve tanë strategjikë në NATO dhe BE, gjegjësisht dënim kategorik të pushtimit rus në Ukrainë.

Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, në sferën e tregtisë dhe investimeve të huaja direkte, me çka është transmetuar interesimi nga Polonia për bashkëpunimin në sferën e mjedisit jetësor.

Kryeministri Kovaçevski është falënderuar për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Polonisë në aspiratat evropiane të shtetit tonë, si dhe në sfera të tjera me rëndësi për qytetarët, siç është ndihma nga Polonia gjatë kohës së pandemisë.