Kovaçevski - Krivokapiç: Pas NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të fokusuara në një perspektivë të përbashkët evropiane

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Londër realizoi takim me  Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Kovaçevski dhe Krivokapiq në takim shprehën kënaqësi të ndërsjellë për partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat janë pa çështje të hapura dhe të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë.

Dy kryeministrat theksuan se takimet e rregullta në nivelin më të lartë konfirmojnë përkushtimin e fortë të dy vendeve për një bashkëpunim edhe më intensiv, i cili pas aleancës së NATO-s natyrshëm është i orientuar drejt perspektivave të përbashkëta të BE-së.

Gjatë bisedës me homologun e tij malazez, Kryeministri Kovaçevski theksoi nevojën e pjesëmarrjes së përbashkët në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të ofruar perspektivë evropiane për të dyja vendet, përparim, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Të dy kryeministrat ranë dakord se të dy vendet do të përdorin potencialin për rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit për përfitim të përbashkët ekonomik.

Si anëtarë të NATO-s, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Kovaçevski dhe Krivokapiç, kanë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe e vlerësuan si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për sigurinë globale.