Mbledhja e rregullt e 14-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 15.02.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 14-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për programin dhe prioritetet e kryesimit francez me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në mbledhje për shqyrtim është propozuar edhe Raporti nga analiza e propozim-planeve strategjike të ministrive dhe organeve të tjera në administratën shtetërore në aspekt të formës, përmbajtjes dhe harmonizimit të saj me prioritetet strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2022, të përgatitur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Në mbledhje, para ministrave do të gjenden edhe më shumë propozim-programe për punë për vitin aktual, mes të cilave edhe Propozim-programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve malore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Propozim-programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve malore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2022, propozuar nga Ministria dikasteriale për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave.

Me propozim të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale është përpiluar edhe Propozim-programi trevjeçar për zbatimin e Strategjisë për zhvillim rajonal 2021-2024.

Në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për propozim-strukturat dhe Planit të veprimit për vendosjen e sistemit për menaxhim indirekt nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me IPA mjetet në përputhje me kërkesat nga Rregullativa për zbatimin e Instrumentit të ri për ndihmë para-aderuese (IPA 3) për Program Vjetor të Veprimit për vitin 2022.

Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.