Qeveria e vazhdoi afatin për ekzistimin e gjendjes së krizës me ngrohjen qendrore deri më 30 prill

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 13-të solli Vendim për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore, mundësinë për shfrytëzimin e karburantit alternativ dhe gjendjet në tregun e ngrohjes qendrore.

Me propozimin e Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza dhe të Ministrisë së Ekonomisë, me këtë vendim vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me ngrohje qendrore deri më 30 prill të vitit 2022.

Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvend, do të fillojë të aplikohet prej më 17 shkurt të vitit 2022.