Mbledhja e rregullt e 11-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 08.02.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 11-të, në të cilën sipas kompetencave të saja do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të gjenden më shumë propozime të zgjidhjeve ligjore mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për kryerjen e punëve për përfaqësim në procedurat doganore dhe Propozim i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore.

Mes tjerash, në mbledhje do të shqyrtohet dhe Propozim-programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022, të përpiluar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, me fillim në orën 11:00, opinioni do të informohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.