Takim i Kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç: Mbështetje e fuqishme nga Londra për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Ser Stjuart Piç.

Në takim  Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi special i Kryeministrit Boris Xhonson, Stjuart Piç, biseduan për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve të fuqishme dypalëshe mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.

Deputeti special i Mbretërisë së Bashkuar, shef i mëparshëm i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komandant i Komitetit Luftarak të NATO-s, e përcjelli përkushtimin e fuqishëm të Londrës për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, si dhe për mbështetjen e vendit të tij për promovimin e institucioneve të fuqishme, stabile, demokratike dhe shoqërive të hapura.

Kryeministri Kovaçevski në takim e theksoi si veçanërisht të rëndësishëm kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor në avancimin e kushteve për siguri, stabilitet dhe prosperitet të vendit dhe rajonit.