Nga mbledhja e 9-të e Qeverisë: Vazhdohet masa për sigurimin e sasive shtesë për energji elektrike nga prodhim vendor për edhe dy muaj

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 9-të, e cila u mbajt përmes video-konferencës e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me Planin për prodhim të SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore, Shkup, për muajt shkurt dhe mars 2022.

Sipas kësaj, vendimi i marrë për vazhdimin e masës me të cilën sasitë shtesë të energjisë elektrike do të sigurohen nga prodhimi vendor, gjegjësisht nga Shoqata për Prodhimin e Energjisë Elektrike dhe termike “TE-TO” SHA Shkup, që do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 00:00 deri në 24:00 me fuqi të plotë, në periudhën nga 1 shkurti i vitit 2022 deri më 31 mars të vitit 2022.

Sipas kësaj mase, SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do të blejë energjinë elektrike të prodhuar të Shoqatës për Prodhimin e Energjisë Elektrike dhe Termike “TE-TO” SHA Shkup, sipas të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara në mënyrë të ndërsjellë me marrëveshjen e lidhur për shit-blerje të energjisë elektrike.