Zaev nga konferenca për shtyp me Fon der Lajen: BE-ja ta përshpejtojë procesin e zgjerimit sepse bllokada i inkurajon kundërshtarët në unitet evropian dhe vlera

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila ishte në vizitë pune njëditore në vendin tonë.

Kryeministri Zaev e priti Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e shoqëruar nga shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Dejvid Gir, me ç’rast u mbajt takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Omani dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Kryeministri Zaev dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e vizituar Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, e cila është rinovuar me fondet e Bashkimit Evropian dhe e panë ekspozitën për përfitimet nga Garancia Rinore, projekt i cili në Maqedoninë e Veriut zbatohet si i vetmi jashtë BE-së dhe me të cilin u përfshin 60.000 të rinj me qëllim që të ulet papunësia te kjo popullatë.

Gjatë vizitës. dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen njoftoi për  këstin e parë prej 2.6 milionë eurove dedikuar për Maqedoninë e Veriut prej gjithsej 15 milionë eurove, si mbështetje buxhetore për arsim dhe punësimin e të rinjve.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në përfundimin e agjendës së vizitës njëditore të Kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen në vendin tonë, Kryeministri Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së.

“Ne i realizuam të gjitha hapat dhe reformat e nevojshme dhe do t’i bëjmë edhe të pranueshmet shtesë për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së. Shpresojmë se vendet e BE-së do ta realizojnë deklaratën Bërdo-Kranj në kryesimin slloven se mbeten në përkushtimin për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në konferencën për shtyp vlerësime për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në reformat lidhur me BE-në.

 "Keni bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe keni marrë vendime të guximshme. Ju realizuat dhe tani BE -ja duhet ta bëjë të njëjtën. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut do të jetë evropiane. Komisioni Evropian qëndron i vendosur në këtë përcaktim", theksoi Kryetarja e Komisionit Evropian në konferencën për shtyp me të cilën e përfundoi vizitën e saj njëditore të punës në vendin tonë.