Carovska: Shkollat janë të gatshme për kthimin e nxënësve në klasë

Mësimi  me prani fizike është vendimi më i dëshirueshëm që kemi marrë në lidhje me organizimin e vitit të ri shkollor, i cili fatkeqësisht organizohet në kushte  pandemie. Nuk ka mundësi më të mirë për nxënësit se sa mësimi me prani fizike, dhe ky është rekomandim edhe i UNICEF, OECD, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila sot vizitoi Shkollën Fillore "Kliment Ohridski" në Draçevë, njëra  nga 15-të  shkollat ku UNICEF dhe USAID  dhuruan rreth 50 aparate për larjen dhe tharrjen e duarve.

“Shkollat janë të gatshme  për kthimin e nxënësve në bankat e  shkollës. Për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në shkolla, kemi nevojë për përgjegjësi dhe respekt maksimal për planin dhe protokollet që kemi miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativo- arsimor, nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, komunat, dhe natyrisht që të jemi  përgjegjës edhe jashtë shkollave.

Më duhet të falënderoj UNICEF -in dhe USAID -in që na ndihmuan si vend në të gjithë këtë proces të normalizimit të sistemit arsimor dhe kthimit të nxënësve në shkollë edhe pse pandemia nuk është shuar. Ata jo vetëm që ofrojnë mbështetje këshilluese, siç e dini rekomandimet e UNICEF -it janë se shkollat duhet të hapen të parat dhe të mbyllen të fundit  në kushte pandemie  për shkak të të gjitha pasojave që mund të ketë mbyllja për nxënësit dhe zhvillimin e tyre të duhur, por se ato gjithashtu ndihmojnë në aspektin material në shumë raste ", theksoi  Carovska.

Në këtë ngjarje përveç ministres morën pjesë edhe  përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija Di Xhovani, drejtori i USAID-it Erik Janovski dhe Filip Temelkovski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës.

Di Xhovani dhe Janovski përshëndetën vendimin për hapjen e shkollave në vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit.

“Mendojmë se shkollat janë të gatshme për mbajten e mësimit me  prani  fizike. "Kjo u tregua nga analiza jonë, sipas së cilës vitin e kaluar deri në 88% e mësimdhënësve u  deklaruan se nxënësit nuk kishin ndonjë vështirësi dhe ndiqnin vazhdimisht protokollet e mbrojtjes," tha  Di Xhovani.

Aparatet mobile  për larjen e duarve posedojnë  kanaçe me ujë, sapun dhe peshqir për duar.

UNICEF dhuroi pesëdhjetë e dy aparate  për 15 shkolla, me ndihmë financiare nga USAID. Shkollat u propozuan nga  Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektorati  Shtetëror i Arsimit si kritike për sa u përket objekteve të ujit, kanalizimeve dhe higjienës.

Përzgjedhja e shkollave u bë bazuar në gjetjet e një mjeti të vetëvlerësimit të zhvilluar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit, me mbështetjen e UNICEF. Ky mjet integron përpjekjet e vlerësimit midis ISHP -së dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe përfshin rekomandimet e OBSH -së për vlerësimin e kapacitetit dhe kanalizimeve të ujit.

Përzgjedhja e shkollave u bë në bazë të analizave dhe  vetëvlerësimit të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit, me mbështetjen e UNICEF-it. Ky mjet integron përpjekjet e vlerësimit midis ISHP -së dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit ndërsa përfshin rekomandimet e OBSH -së për vlerësimin e kapacitetit të ujit  dhe kushtet sanitare-higjienike.