Zaev në konferencën për shtyp të Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur”: Është me rëndësi të madhe që ndërlidhja e re dhe e fuqishme rajonale mori mbështetje të konsiderueshme nga komunitetet afariste

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në përfundimin e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në kuadër të “Ballkanit të Hapur” mbajtën konferencë për shtyp.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Sot, këtu në Shkup, hapëm perspektiva të reja për shtetet tona, për popujt tanë, për ekonomitë tona dhe për shoqëritë tona.

Popujt tanë, populli maqedonas, populli shqiptar dhe serb, para tyre kanë rrugë të njëjtë. Kemi vizion të njëjtë dhe vlera të njëjta. Këto janë vlerat evropiane. Shkojmë në rrugën e njëjtë, bashkërisht, para, të ndërlidhur.

Ballkani një kohë të gjatë ishte i rrethuar me mure. Në vend të mureve sot ndërtojmë ura të reja.

Dua fuqishëm të shpreh mbështetjen për këtë ndërlidhje të re të fuqishme rajonale të cilën e fitojmë nga komunitetet afariste të tre vendeve tona, si dhe mysafirëve nga komunitetet e biznesit nga vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni më gjerë dhe më shumë vende nga Evropa dhe bota.

Përfaqësuesit e më shumë se 400 kompanive pjesëmarrëse në forum janë kapitali kësaj iniciative. Diskutimet e tyre, debatet, propozimet dhe projekti që këtu i afirmuan dhe i bashkuan, dëshmojnë se iniciativa e Ballkanit të Hapur është platformë për të cilën rajoni ka nevojë. Sot këtu mbahen qindra takime dypalëshe mes kompanive nga ky rajon.

Me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Edi Rama nënshkruam edhe një Marrëveshje dhe dy memorandume për bashkëpunim.

Marrëveshja për ndarje të përbashkët për mbrojtje nga katastrofat, ndihmën dhe zbutjen e këtyre pasojave është baza jonë dhe mekanizëm për reagim të shpejtë gjithmonë kur të nevojitet.

Solidaritetin veçmë e treguam në vepër në disa raste, por tani kemi instrument formal për një përgjigje më të shpejtë dhe më efikase në rast se nevojitet.

Me memorandumin për bashkëpunim për qarkullim të shpejtë të mallrave, lehtësojmë ndjeshëm importin, eksportin dhe transitin e mallrave, i largojmë pengesat ndërkufitare për shkak të avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërkufitar, për shkak të avancimit të bashkëpunimit ekonomik, si dhe rritjen e vëllimit të shkëmbimit të ndërsjellë tregtar.

Me Memorandumin për bashkëpunim për leje pune kemi për qëllim të mundësojmë liberalizimin e fuqisë punëtore dhe t’u mundësojmë të gjithë qytetarëve të mund të punojnë në këto tre vende, njëjtë si në vendin e tyre!

Dhe nuk ndalemi këtu. Mbrëmë ramë dakord, që në fillim të nëntorit në takime të reja të punës në Beograd, ndërsa më pas në fund të vitit në Tiranë dhe në ndërkohë do t’i angazhojmë ministrat dikasterial të sigurojnë realizim urgjent të marrëveshjes dhe të zhvillojnë projekte të reja për lehtësimin e jetës së popujve tanë. Sa më parë , qytetarët tanë nga Ballkani i Hapur të ndjejnë përfitimet konkrete ekonomike – pa dallim nëse do të jetë pushim më i lirë në Sarandë, Prespë ose Kopaonik, ose rrjedhë më e shpejtë e mallrave të cilat kompanitë duhet t’i importojnë ose t’i eksportojnë.

Mbrëmë biseduam edhe për atë se krahas këtij Forumi Ekonomik, do të fillojmë edhe organizimi i panairit rajonal të verërave dhe prodhimeve të tjera të cilat do të prodhohen në Ballkanin tonë të Hapur, si dhe organizimi i sporteve rajonale të të rinjve dhe garave të tjera për të siguruar ndërlidhje sot, për një të nesërme më të mirë.

Të nderuar, Ballkani i Hapur ec para – bashkëpunimin do ta zgjerojmë edhe në shumë fusha të tjera, në interes të përbashkët, të rëndësishme për shtetin tonë, për qytetarët tanë dhe shoqëritë”.