Kryeministri Zaev nga takimi me LSM-në dhe disa sindikata degë nga sektori publik: Qeveria është në anën e punonjësve, dialogu social vazhdon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së, Darko Dimovski dhe kryetarët e disa sindikatave degë nga sektori publik: Ljubisha Karanfillovski i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Miqo Stojanovski i Sindikatës së Punonjësve në Transport dhe Lidhje dhe të Sindikatës Policore Maqedonase, Marjan Kicev, në prani të Sllobodan Trendafillov nga LSM-ja.

Në takimin e punës, realizuar me kërkesë të udhëheqësve të sindikatave u përshëndet mbështetja e shprehur e Qeverisë për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe arritjen e dialogut social në drejtim të mbështetjes sociale-ekonomike të punonjësve.

“Qeveria po bëhet mbështetje kryesore e punonjësve dhe konsiderojmë se organizimi sindikal është i shëndetshëm për shtetin si korrigjues serioz në funksion të balancimit gjatë rregullimit të të drejtave të punonjësve, në institucionet publike dhe sektorit privat”, tha Kryeministri Zaev, i cili theksoi se dialogu social vazhdon.

Në temën e të drejtave të punëtorëve u theksua ambienti pozitiv në raport të fillimit të bisedimeve dhe negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik, ndërsa u konkludua edhe ndjekja e nevojshme e proceseve dhe analizë për sjelljen e zgjidhjeve më të volitshme për pagesën e K-15, gjegjësisht regres për pushim vjetor për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e masave për tejkalimin e ekonomisë gri, hapjen e vendeve të reja të punës dhe status më të mirë ekonomik për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh nëse janë në sektorin privat ose publik.