Zaevi në Samitin e Procesit të Berlinit: Bashkëpunimi rajonal është bazë për ndërlidhje dhe progres ekonomik, e jo zëvendësim për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në Samitin e Vendeve nga Ballkani Perëndimor. Samitin e hapi Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila në fjalimin e saj falënderoi gjithë rajonin, liderët politikë, si dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së që e ndihmuan këtë proces në shtatë vitet e kaluara.

Krahas Kryeministrit Zaev, në Samitin mbajtën fjalim edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Greqisë, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bullgarisë, Presidenti francez Emanuel Makron dhe Kancelari austriak Sebastijan Kurc.
 
Samiti vazhdon punën e tij edhe gjatë pasdites, pas çka pritet të pranohen konkluzionet nga ky sesion.
 

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Ne, liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, deri më tani kishin shtatë Samite të Procesit të Berlinit dhe të gjithë e dëshmuan dhe e thelluan përkushtimin tonë në bashkëpunimin rajonal.  Në javët e kaluara, janë mbajtur disa takime ministrore dhe teknike mbi Procesin e Berlinit, përmes të cilave ne kemi forcuar përpjekjet tona për të bërë progres të mëtejshëm real në procesin e reformës dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal. Në thelb, të gjitha këto ngjarje hedhin bazat për një rritje të qëndrueshme.

Është padyshim e qartë për të gjithë ne që vetëm me një rajon të integruar dhe të lidhur mund të lëvizim vazhdimisht drejt qëllimit tonë themelor – anëtarësimi në BE.

Duke pasur parasysh këtë, jo shumë kohë më parë hyjmë në fazë të re të bashkëpunimit tonë. Si rajon morëm përsipër shumë nisma dhe procese, por gjithashtu shfaqëm rezultate.

Nga ana tjetër, liderët e vendeve nga rajoni, theksuam se zgjerimi i BE-së përfaqëson qëllim strategjik nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa dyshim, integrimi i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane duhet të jetë kontribut natyror i rrugës reformuese të rajonit dhe shtyllë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Ramë dakord se bashkëpunimi rajonal është faktor bazë dhe jo zëvendësim i Ballkanit Perëndimor nël rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Procesi i Berlinit me të vërtetë arriti ta vë në lëvitje Ballkanin Perëndimor në drejtimin e duhur. Veçanërisht lidhur me bashkëpunimin rajonal ekonomik. Në këtë kontekst, duke shikuar mbrapa, kur dy vite më parë vendosëm t’i ulim çmimet e roamingut në rajon, askush nuk mendonte se do të kemi rajon me zero taka për roaming. Ky sukses historik erdhi si rezultat i bisedimeve të gjata, të lehtësuara nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal dhe BE-së. E gjithë kjo është punë e kryer. Ne jemi rajon pa roaming dhe shfaqëm rezultate që dalin nga tregu i përbashkët rajonal i qytetarëve tanë.

Gjithashtu, me mbështetje të Tregut të përbashkët rajonal në Samitin në Sofje në nëntor të vitit të kaluar – dhe vetëm t’ju rikujtoj, ky ishte vit i pandemisë me COVID-19 – vendosëm të punojmë në një transformim shumë më të thellë të integrimit rajonal ekonomik. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë në zbatimin e katër lirive të BE-së: 

• Lëvizje e lirë e mallrave, përmes infrastrukturës së përforcuar në pikat kufitare, punë 24/7 për të gjitha autoritetet kufitare dhe duke zgjeruar korridoret e gjelbra nga Ballkani Perëndimor në BE;

• Lëvizja e lirë e shërbimeve, përmes njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, futjes së një sistemi pa leje për transferime në kompani brenda WB6, njohje reciproke të nënshkrimeve elektronike të kualifikuara dhe shërbimeve të tjera konfidenciale;

 • Lëvizja e lirë e njerëzve, duke mundësuar lëvizje të studentëve, shkencëtarëve dhe hulumtuesve, njohje reciproke të kualifikimeve profesionale dhe heqjen e vizave për turistët;

• Lëvizja e lirë e kapitalit, duke harmonizuar qasjen në kornizën rregullatore të tregut financiar të BE-së.

 Siç shihet, vullneti dhe angazhimi ynë politik për bashkëpunimin rajonal janë rezultat i interesave të njohura në lidhje me përparësitë e zhvillimit të ekonomisë së vendeve tona dhe vendosjen e tyre në kontekstin e zhvillimit rajonal në mënyrë që të krijojmë një zonë ekonomike rajonale bazuar në rregullat dhe kushtet e barabarta të konkurrencës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është plotësisht e përkushtuar në integrimin ekonomik rajonal. Aktivitetet tona të synuara përfshijnë masa ndërsektoriale të tilla si: 

• Zgjerimi i Korridoreve të gjelbra në vendet fqinje të BE-së,

• Harmonizimi i legjislacionit nacional me rregullat dhe standardet e BE-së dhe të sigurojë mundësi për kompanitë dhe qytetarët;

• Harmonizimi i politikave për investime me standardet e BE-së, praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të promovojë rajonin për investitorët e huaj; në fushën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun digjital evropian dhe në fushën e transformimit të sektorëve industriale.

Përmes zgjidhjes së sfidave në lidhje me prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e energjisë bazuar në teknologjitë klimatike neutrale dhe teknologjitë me karbon të ulët, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet plotësisht planin e investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Tregu i përbashkët rajonal është shembull i suksesshëm për motivimin e rajonit që të fillojë iniciativa të reja rajonale të orientuara drejt afrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt tregut të brendshëm të BE-së.

 Me zbatimin e Planit të veprimit për treg të përbashkët rajonl si bosht lëvizës i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, krijojmë vende më të mira të punës, përzgjedhje më të madhe me çmime më të ulëta. Udhëtim, studim, punë dhe udhëheqje të biznesit në rajon dhe më lehtë pa barriera. Me qëllimin tonë drejt tregut të integruar, vendosim rritje plotësuese të PBB-së në rajon, meqë bashkërisht jemi më të fuqishëm, gjë që e bën Ballkanin Perëndimor më tërheqës, më konkurrues dhe më afër tregjeve të BE-së.
 
Qëllimi ynë është gjithashtu të rritet aftësia tërheqëse e rajonit për investitorët e huaj dhe të lehtësohet hyrja më e madhe e investimeve përmes bashkimit të përbashkët të investimeve, ndërsa me harmonizimin rajonal të politikave për investime dhe promovim më të mirë të koordinuar të vlerësimeve do të forcohet potenciali i konsiderueshëm i ekonomive nga Ballkani Perëndimor që ta rrisin aftësinë e tyre tërheqëse për investim të drejtpërdrejt të huaj.
 
Besoj se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten tërësisht të përkushtuara në zbatimin e mëtejshëm të rezultateve për këtë Samit në secilën fushë kyçe. Gjithashtu, dua t’u shpreh respekt të gjithë ekspertëve dhe përfaqësuesve të administratës së vendit tim, së të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe nga institucionet/sekretariatet rajonale, të cilat janë dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuar në grupet e punës dhe ekipet e bisedimeve në përgatitjen e dokumenteve dhe benefitet tjera që rezultojnë nga ky Samit. Të gjithë ata mbaruan punë të shkëlqyeshme dhe meritojnë mirënjohje të plotë.

Për fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, përmes përmbushjes së angazhimeve tona, trashëgimia e Procesit të Berlinit do të mirëmbahet, zhvillohet më tutje dhe do të zbatohet.

Do të sigurohet angazhim i përhershëm politik, me pasqyrë intensive të bençmarkëve të miratuar nga Komisioni Evropian, vendet anëtare të BE-së dhe Gjermania, veçanërisht si iniciator i tij, për avancimin e integrimit rajonal në përputhje me standardet e BE-së dhe me këtë të bëhet zgjerim më real inkluziv i BE-së”.