Zaev – Cipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veirut dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u takua dje me kryetarin e partisë SYRIZA dhe deputet aktual në parlamentin grek dhe ish Kryeministëri Greqisë, Aleksis Cipras.

Zaev dhe Cipras, në takim ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, u pajtuan se tre vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor të vitit 2018, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit tridhjetëvjeçar me të cilin u vendos miqësi strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Porositë të cilat globalisht dërgohen nga ‘Forumi i Prespës për Dialog’, e vërtetojnë se çfarë arritje është Marrëveshja e Prespës, të cilën sot dhe nesër në Ohër dhe Prespë e respektojnë qindra mysafirë të lartë nga rajoni, Evropa dhe bota që t’i afirmojnë vlerat të cilat dalin nga fryma e Marrëveshjes, përfunduan bashkëbiseduesit.

Thelbi të cilin në vete e mban Marrëveshja e Prespës, theksuan Zaev dhe Cipras, me fuqinë dhe rëndësinë e saj e detyron BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim u konstatua se zbatimi i dispozitave nga Marrëveshja ecën me dinamikë të mirë dhe se marrëveshja e cila siguroi zgjidhje për të dyja vendet mundëson komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës, pa dallim se kush është në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi dhe në interes të prosperitetit dhe qytetarëve të dyja vendeve.