Mbledhja e rregullt e 71-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të 71-të me më shumë pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhje, mes tjerash, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës që ka të bëjë me themelimin dhe aktivitetet e Agjencisë Franceze për Zhvillim të Proparko dhe të Ekspertizës Francë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para ministrave për shqyrtim dhe miratim do të gjendet edhe Informacioni për pagesën e pensioneve për muajin maj të vitit 2021, ku propozohet si edhe deri më tani, duke pasur parasysh gjendjen me virusin korona dhe masat që sillen për kufizime të ekspozimit të qytetarëve, pensionistëve si grup-mosha më e prekshme, pagesa e pensioneve për muajin maj të realizohet në grupe.

Në mbledhjen e sotme të rregullt të 71-të, me fillim në orën 12:00, mes pikave tjera, në rend të ditës, për shqyrtim është edhe Informacioni për Programin “Rehabilitim efikas energjetik për konviktet studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara në mbledhje, e cila do të mbahet përmes video-konferencës, opinioni do të njoftohet me kumtesë menjëherë pas përfundimit të saj.