Zaev, Shilegov dhe Bogdanoviq në fillimin e punëve ndërtimore të “Orce Nikollov”: Rikonstruimi i një prej arterieve më të mëdha të qytetit sjell gjelbërim, zona për këmbësorë dhe hapësirë të re urbane

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Qendrës – Petre Shilegov dhe Sasha Bogdanoviq, morën pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për rikonstruimin dhe asfaltimin e aksit të parë të rrugës “Orce Nikollov”, e cila është një prej rrugëve më të frekuentuara në Shkup dhe njëkohësisht një prej tyre që i lidh shëtitoret më urbane dhe më të njohura të qytetit.

Rikonstruimi i “Orce Nikollov” do t’ju jep përparësi më të madhe këmbësorëve, me atë që do të stimulohen rrjedhat e këmbësorëve dhe do të rritet siguria e lëvizjes së tyre përgjatë gjithë rrugës.

“Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Qendrës këtë rikonstruim e kanë nën moton “Shëndeti dhe siguria e qytetarëve në vend të parë”, për mbrojtjen e këmbësorëve, veçanërisht fëmijëve. Shpejtësia e lëvizjes në këtë rrugë e automjeteve është e kufizuar në maksimum 30 kilometra në orë, ndërsa janë paraparë edhe mundësi tjera për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion dhe këmbësorëve. Me projektin e ri do të ngushtohet seksioni rrugor, me ruajtjen e dy shtigjeve për automjete dhe do të bëhet rrethrrotullim i ri te udhëkryqi i rrugës “Leninova” e cila është e njohur për aksidente rrugore”, theksoi Kryeministri Zaev në deklaratën për media.

Plani për rikonstruim parashikon edhe korsi për biçikleta që do të mundësojnë kyçje të çiklistëve dhe përdoruesve të mjeteve alternative të transportit, me shtigjet e tjera të biçikletave që tashmë ekzistojnë ose janë siguruar në përputhje me Planin për zhvillimin e shtigjeve të biçikletave të Qytetit të Shkupit. Rikonstruimi i tërësishëm i rrugës do të jetë i ndarë në gjashtë faza të posaçme,  ku secila do të përfshijë pjesë të posaçme nga “Orce Nikollov” nga udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” deri te udhëkryqi me rrugën “Franklin Ruzvelt”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit – Petre Shilegov, u fokusua në faktin që pas rikonstruimit të tërësishëm të rrugës, plotësisht do të lirohen shtigjet për këmbësorë nga automjetet e parkuara dhe kështu krijohen kushte për banorët e kësaj pjese të qytetit për lëvizje më të lehtë në shtigjet e këmbësorëve dhe shtigjet e biçikletave, gjë që do të çojë në një ulje të përgjithshme të bllokimit të trafikut në këtë rrugë. Në këtë mënyrë do të sigurohet cilësi në hapësirën publike për shëtitje në “Orce Nikollov”. Qyteti i Shkupit për tre vite e gjysmë shfaq politikë ndryshe në rregullimin e qytetit, çiklistët, këmbësorët dhe personat me aftësi të veçanta i kemi prioritet, shtoi Shilegov.

Kryetari i Komunës së Qendrës – Sasha Bogdanoviq, theksoi se ky është edhe një angazhim në komunë me të cilin qyteti bëhet me rrugën më të bukur, më të sigurt dhe më bashkëkohore me shumë zgjidhje të mençura me të cilën do të krenohemi dhe rrugë e cila do të jetë shembull për projektet infrastrukturore në të ardhmen.

Me rikontruimet e “Orce Nikollov” do të përfshihen 7.182 metra katrorë, punët ndërtimore janë paraparë të përfundojnë në mes të muajit korrik. I gjithë angazhimi do të kushtojë 64,8 milionë denarë që janë siguruar nga Buxheti i Komunës Qendër.