Zaev në Forumin Delphi në Athinë: Na duhet një Ballkan i prosperuar ekonomikisht në shekullin 21, i integruar në BE

Kryetari i Qeverisë së   Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Forumin Ekonomik Delphinë Athinë diskutoi përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, bashkëpunimin me Greqinë fqinje në fushën politike dhe ekonomike me një fokus në energjetik, përfitimet e anëtarësimit në NATO dhe e ardhmja evropiane e Maqedonisë Veriore.

Në seancë morën pjesë gjithashtu zëvendëskryeministrat Fatmir Bityqi dhe Nikolla Dimitrov, si dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Redaktori i "Kathimerini" grek Athanasios Ellis, filloi bisedën me Kryeministrin Zaev me Marrëveshjen e Prespës, për të cilën Kryeministri Zaev tha se tre vjet më vonë nuk ka absolutisht asnjë dyshim për rezultatet e arritura me Marrëveshjen e Prespës dhe arritjen e përfitimeve për vendin tonë.

"Kemi zgjidhur çështjen e emrit të vendit tim, për të mos vonuar, për të mos llogaritur, për t'i dhënë rajonit një Ballkan të ri, një Ballkan të shekullit 21 në të cilin e kaluara nuk do të jetë pengesë për një të ardhme të përbashkët Evropiane.. Me Marrëveshjen, ne hoqëm pengesën e fundit për anëtarësimin tonë në NATO dhe u bëmë  e 30-ta anëtare e  aleancës. NATO është siguri, paqe e garantuar, liri dhe sundim i së drejtës. Jam krenar që Maqedonia e Veriut ka arritur një marrëveshje me Greqinë dhe që sot ne jemi anëtare të NATO-s. Na duhet mbështetja e Greqisë në rrugën tonë evropiane dhe jemi mirënjohës që e morëm atë," tha Zaev.

Nga Forumi Ekonomik Delphi në Athinë, Kryeministri Zaev theksoi se ata kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me homologun e tij Mitsotakis dhe tha se Maqedonia e Veriut ushqen marrëdhënie të mira fqinjësore dhe gjithmonë përpiqet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut dhe në një atmosferë që nuk do të thellojë dallimet, por përkundrazi, do ti afroj sa më shumë të jetë e mundur.

Lidhur me bashkëpunimin me Bullgarinë, Kryeministri Zaev pret që të ketë një zgjidhje.

"Rajoni ynë duhet të hyjë në një epokë bashkëpunimi për prosperitetin e të gjithë popujve tanë. Për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, investimet, për të forcuar besimin në mënyrë që të avancimin e  bashkëpunimit tregtar," tha Zaev.

Kryeministri Zaev theksoi se integrimi në BE i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe bashkëpunimi intensiv rajonal hedhin bazat për zhvillimin, sigurinë dhe të ardhmen e rajonit.

Thellimi i integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes të gjitha iniciativave ekzistuese është një përparësi e të gjithë popujve të rajonit tonë.