Zaev në Parlamentin Evropian në takimin me Sasolin: Jemi në Bruksel që të themi se urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por bisedimet për identitetin maqedonas nuk janë opsion

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me e zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështjet evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefen e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi-Popovska, në Bruksel realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit Evropian,David Sasoli. 

Kryeministri Zaev në takimin me Sasolin theksoi se vizita e tij në Bruksel në ditët kur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së po debatojnë për qasjen strategjike të Unionit ndaj Ballkanit Perëndimor, synohet të dëgjohet mesazhi që maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të negociojnë për identitetin e tyre dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të vihet në tryezë për debat, në emër të fillimit të negociatave me BE-në.

Kryeministri gjatë bisedës me Sasolin dërgoi falënderim deri te PE  për tërë mbështetjen që vazhdimisht e jep për Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se pret që kjo mbështetje të jetë edhe më e theksuar në periudhën e ardhshme, për të miratuar organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së si fillimin e procesit të aderimit të vendit në anëtarësimin në BE.

Kryetari i Parlamentit Evropian David Sasoli dhe Kryeministri Zaev u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj kanë mbështetje të madhe në PE dhe se ai është i bindur se kjo do të vazhdojë si inkurajim deri te institucionet e BE-së që ta miratojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.