Kryeministri Zaev në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Silva: Ambicia e Portugalisë që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet gjatë kryesimit të saj me BE-në është e saktë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me pjesëtarët e delegacionit, zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështjet evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefen e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi-Popovska, në Bruksel u takuan me Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, e cila është kryesues me BE-në në mandatin aktual.

Kryeministri Zaev në takim shprehu falënderim për përpjekjet që i bën Portugalia për të shfrytëzuar këtë moment dhe për të arritur zgjidhje që do të zhbllokojë procesin eurointegrues për Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev ia përcolli Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë Sillva mesazhin për unitet të maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut rreth proceseve për evropeizmin e vendit në të gjitha sferat e shoqërisë si detyrim i ynë në arritjen e standardeve evropiane dhe se vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret, të konfirmuara edhe në raportet e Komisionit Evropian dhe se tani Brukseli duhet të ofrojë organizimin e konferencës ndërqeveritare për fillimin e procesit aderues.

"Ne jemi të gjithë të bashkuar, evropeizmi duhet të shkojë pa përpjekje për të rrezikuar identitetin maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga bashkësia e tyre etnike, janë të bashkuar në këtë çështje", tha Kryeministri Zaev në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Santosh Silva .

Ministri  i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Santosh Silva  gjatë bisedës me delegacionin tonë kumtoi se Portugalia, si kryesues aktual me BE-në, ka ambicie të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut nën kryesimin portugez.

Ai shtoi se Portugalia si kryesues me BE-në angazhohet për fillim të përbashkët të negociatave me BE-në të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe se ndarja nuk është zgjidhje, si dhe diçka e tillë do të krijojë pasoja negative në tërë Ballkanin Perëndimor.

Ministri Silva e informoi Kryeministrin Zaev se Portugalia, si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së janë kundër sjelljes së çështjeve bilaterale në kornizë negociuese.