Takim Zaev – Fon der Lajen në Bruksel: Çështjet e identitetit nuk guxojnë të jenë në tryezën e bisedimeve, Komisioni Evropian do të kyçet me angazhim edhe më të fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve për fillimin e bisedimeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, sot realizoi takim edhe me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në takim ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, Kryeministri dërgoi mesazh deri te Kryetarja Fond der Lajen për kyçje më aktive të KE-së në gjetjen e zgjidhjes për zhbllokimin e procesit për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev edhe njëherë theksoi se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të imponuara si çështje nga Bullgaria, aspak nuk guxon të jetë temë e bisedimeve dhe angazhimi i Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të bisedojë për ardhmërinë e saj evropiane.

“Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime. Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi në takim me Kryetaren e KE-së Fon der Lajen, Kryeministri Zaev.

Zaev shtoi se Maqedonia e Veriut i zbatoi të gjitha reformat, se implementimi i tyre është lëndë e disa proceseve për zbatimin e standardeve evropiane në vend dhe se janë plotësuar të gjitha kriteret për BE për hapjen e procesit për anëtarësim.

Në takim me Kryeministrin Zaev, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen konfirmoi se KE-ja do të kyçet edhe më shumë me angazhim të përkushtuar thelbësor, siç tha ajo është proces shumë i rëndësishëm i cili nuk guxon të shtyjë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE dhe se ajo qëndron për të dyja vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që së bashku t’i vazhdojnë bisedimet pa anulim të mëtejshëm.