Kryeministri Zev dhe ministrja Shahpaska në takim me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve: Pensionistët janë në një segment i rëndësishëm në shoqëri, kujdesimi për harmonizimin e pensioneve dhe përmisimin e shërbimeve sociale

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Milan Zhivkoviq, këshilltar I Kryeministrit për punë dhe politikë sociale, sot u takuan me përfaqësues të Lidhjes së Shoqatës të Pensionistëve, kryetarja Stanka Trajkova, e shoqëruar nga nënkryetari dhe sekretari i Bordit ekzekutiv, Mentor Qoku dhe Menka Temelkovska.

Në takim është biseduar për situatën aktuale dhe perspektivat e pensionistëve dhe personave në moshë, si një grup shumë i rëndësishëm i qytetarëve në shoqëri, me cka është theksuar se Qeveri seriozisht është qasur me qëllim që sa më mirë ti tejkalojë sfidat aktuale të cilët u paraqitën në krizën shëndetësore- ekonomike ë shkaktuar nga pandemia prej korona-virusit..

Përfaqësuesit e Shoqatës së pensionistëve e përshëndetën qëndrimin pozitiv ndaj kategorisë më të vjetër të qytetarëve, në drejtim të pagesës së rregullt dhe të parakohshme të pensioneve, e cila bëhet në ditë të caktuara për të mbrojtur shëndetin e tyre, si dhe përfshirjen e disa pensionistëve në Pakon  e katërt të masave dhe ndihmës së dhënë atyre që kanë pensione deri në 15,000 denarë.

Në drejtim të mbrojtjes shëndetësore, u përshëndet kujdesi për vaksinimin në kohë kundër KOVID-19 nga grupmoshat më të mëdha të kësaj kategorie të shumtë të qytetarëve.

"Pensionistët janë kategoria jonë prioritare e qytetarëve në mbajtjen e kujdesit  për ta dhe ne po marrim masa dhe reforma në lidhje me përmirësimin e standardeve të tyre të jetesës, zhvillimin e shërbimeve të veçanta sociale dhe stabilizimin e sistemit të pensioneve," tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se ai ishte i hapur për bashkëpunim avancim dhe dinamizimin e të gjitha masave që do të ndihmojnë për një jetë më të mirë të pensionistëve, numri i të cilëve në vendin tonë është gjithsej 327,000.

Ministrja Shahpaska informoi për aktivitetet konkrete të ndërmarra me qëllim të përmirësimit të shërbimeve sociale për mbrojtjen dhe ndihmë ndaj  pensionistëve, për të cilat, siç nënvizoi ajo, ekziston një bashkëpunim solid me vetëqeverisjet lokale në vend.

"Ne jemi duke rrumbullakuar aktivitetet për forcimin e kapaciteteve akomoduese të personave të moshuar  dhe pensionistëve dhe ndërmerren  projekte specifike pilot në fushën e shërbimeve sociale, vizita dhe kujdesi për pensionistët, qendrat ditore dhe shtëpitë e pensionistëve, për të cilat kemi nënshkruar marrëveshje për decentralizimin dhe shërbimet shoqërore me 19 komuna në vend, " tha Ministrja Shahpaska.

Në takim u shpreh gatishmëri që Qeveria të bashkëpunojë me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të vazhdo në drejtim të dinamizmit të aktiviteteve sistemime,  të ruajë trendin e rritjes së pensionit mesatar,shëndetit cilësor dhe kujdes shoqëror kualitativ  për këtë kategori të qytetarëve në mënyrë që të sigurojë cilësi dhe jetë dinjitoze.

U konkludua se bashkëpunimi vazhdon në drejtim të forcimit të plotë të pavarësisë dhe qëndrueshmërisë së Lidhjes dhe shoqatave të pensionistëve, të cilat janë pjesë integrale e LSHPM.