Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Hoxha vizituan HS Zletovica - Hidrosistemi është burim i rëndësishëm dhe ne po punojmë me përkushtim për të realizuar të gjitha funksionet e mundshme në interes të qytetarëve të rajonit

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke punuar vazhdimisht për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në mbarë vendin, prioriteti ynë kryesor është të inkurajojmë zhvillimin e ekuilibruar rajonal, e për të arritur sukses, duhet punuar në përmirësimin e kushtet themelore për jetë”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arianit Hoxha sot vizituan NP për kryerjen e shërbimeve për menaxhimin e ujërave “Hidrosistemi Zletovica” në Probishtip.

Pas takimit me drejtorin e NP “Hidrosistemi Zletovica”, Mile Ilievski dhe kryetarët e komunave të Probishtipit, Dragan Anastasov dhe Sveti Nikollë, Sasho Velkovski, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ministri Hoxha, mbikëqyrën “Zafat 3”  - ndërtim përfshirës për furnizimin me ujë të Shtipit, Sveti Nikollës, Lozovës dhe Karbincit), me ç’rast theksoi hidrosistemi Zletovica është një burim i rëndësishëm, të cilit Qeveria i kushton vëmendje të veçantë dhe do të punojë me përkushtim për të përmbushur të gjitha funksionet për të cilat është dedikuar.

“Faza e parë (funksioni) parasheh furnizim stabil të ujit të pijshëm për rreth 100 mijë banorë në komunat e Probishtipit, Shtipit, Sveti Nikollës, Lozovës dhe Karbincit. Momentalisht, komunat e Probishtipit dhe Sveti Nikollës përdorin ujë të pijshëm nga ky sistem. Më lejoni t'ju kujtoj se në vitin 2019, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, janë investuar 1,2 milionë euro, me çka u rrit furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e Probishtipit dhe u ngrit niveli më i lartë dhe u mundësua rrjedhja  ujit të pijshëm prej 100 litra në sekondë. Qeveria dhe MBPEU po planifikojnë 6.5 milion euro shtesë, në mënyrë që të rrisin cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm në katër komunat e tjera përmes hidrosistemit Zletovica: Sveti Nikollë, Shtip, Lozovë dhe Karbinci. Tashmë janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore për rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të Shtipit në 300 litra në sekondë, si dhe për sigurimin e rrjedhje prej 40 litra në sekondë në komunën e Karbincit, ndërsa për komunën e Lozovës dhe Sveti Nikollës procedurat e tenderit kanë filluar dhe së shpejti do të zgjedhet një kontraktor. Uji është me të vërtetë një burim themelor dhe çdo qytetar, pavarësisht se ku jeton, duhet të ketë një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Ai shtoi se në Hidrosistemin Zletovica, për momentin dhe në periudhën e ardhshme do të investohen rreth 40 milionë euro, mjete nga qytetarët, për një jetë më të mirë të qytetarëve. Përveç furnizimit stabil me ujë të pijshëm për qytetarët e pesë komunave, këto mjete duhet të jenë të destinuara për fazën e dytë e cila duhet të sigurojë ujë për ujitje të rreth 3550 hektarëve tokë bujqësore në komunën e Probishtipit, që do të ketë një ndikim pozitiv në prodhimi bujqësor.

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arianit Hoxha, iu referua fazës së dytë të Hidrosistemit Zletovica, i cili duhet të sigurojë ujë për ujitje të zonave bujqësore në komunën e Probishtipit.

“Me realizimin e kësaj faze, do të zgjidhen problemet afatgjata me furnizimin e vazhdueshëm të sasive të mjaftueshme të ujit të nevojshme për mirëmbajtjen e zonave bujqësore. Është e pamundur të pritet zhvillimi dhe prodhimi modern bujqësor nëse paraprakisht nuk kemi krijuar kushtet themelore. Me përfundimin e fazës së dytë, do të sigurojmë ujë për të gjithë bujqit në komunën e Probishtipit. Gjatë periudhave të thatësirës afatgjate, ata nuk do të shikojnë më në qiell duke dëshiruar shi. Me hidrosisteme moderne siç është HS Zletovica, me të vërtetë do të jemi në gjendje të zhvillojmë bujqësi moderne, të mendojmë për zhvillim, të rrisim rendimentet dhe të mos mendojmë nëse ka ujë apo jo. Kjo frikë do të jetë një e kaluar për të gjithë bujqit në këtë komunë të cilët kultivojnë rreth 3550 hektarë tokë. Ne na ngel detyrimi, siç kemi rënë dakord sot në takim, që të gjithë së bashku do të bëjmë çdo përpjekje maksimale, ky Hidrosistem sa më shpejt të jetë e mundur. ta festojë fazën finale. Është e vështirë, fakt i padiskutueshëm se, pandemia ka ngadalësuar plotësisht gjërat, por ne mbetemi të përkushtuar në qëllimin tonë”, tha ministri Hoxha.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Mile Ilievski, shprehu mirënjohje për mundësinë për të prezantuar aktivitetet aktuale të HS Zletovica, si dhe për mirëkuptimin e shprehur nga zëvendëskryeministri dhe ministri për qëllimet e sinqerta për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet kjo ndërmarrje publike.