Nga mbledhja e 61-të e Qeverisë: U miratua vendimi për gjendje krize në një pjesë të territorit; Vendimi QS “Boris Trajkovski” të bëhet qendër e vaksinimit; U aprovua shpërndarja e mjeteve për projekte kapitale në arsim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 61-të e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave, të mbajtur më 1 prill të vitit 2021, me Procesverbal nga mbledhja e Grupit për vlerësim, të mbajtur gjithashtu me 01.04.2021 dhe solli Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga hyrja masive dhe tranzitimin e emigrantëve nëpër territori e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata  Botërore Shëndetësore me virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimin e përhapjes së saj, me të cilën rrezikohet siguria, shëndetësia, prona dhe popullsia.

Me këtë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriu përcaktohet për rreth 30 ditë, duke filluar nga 1 prilli i vitit 2021.

Me këtë vendim, Qeveria solli një konkluzion që të njoftohet kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u morr vendim që t’i propozojë kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë vendim për pjesëmarrje të një pjesë të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës.

Qeveria i rekomandoi Shtabit kryesor pran Qendrës për menaxhim me kriza që menjëherë të filloj me përgatitjen e planit të veprimit për parandalim dhe ballafaqim me situatën në zonat e jugut dhe të veriut të kufirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe një kontroll i plotë për burimet njerëzore dhe materialo-teknike që janë në dispozicion dhe një plan veprimi të koordinuar ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Qendra e Menaxhimit të Krizave dhe Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, me të gjitha institucionet tjera shtetërore të kësaj fushe, të vënë në  dispozicion të gjitha kapacitetet dhe burimet në dispozicion që mund të vihen në funksion të ballafaqimit me gjendjen e krizës.

Në këtë mbledhje Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë, që në bazë të vendimit për situatën e krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, t’i angazhojë të gjitha kapacitetet e saj profesionale si dhe kapacitetet tjera të nevojshme për zbatimin e vaksinimit masiv në Qendrën sportive “Boris Trajkovski”.

Me konkluzion rreth kësaj pike, Qeveria e urdhëroi QS “Boris Trajkovski” t’ia lëshojë hapësirat e saj Ministrisë së Shëndetësisë për zbatimin e vaksinimit masiv në përputhje me Planin kombëtar për vaksinimi kundër KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në mbledhjen e sotme është marr vendim për shpërndarjen e zërave në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që të sigurohen mjete për realizimin e investimeve kapitale për të kryer punë ndërtimore për nevojat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, me vlerë prej 3.300.000 denarëve, 31.400.000 denarë për rikonstruktimin e shkollave fillore, 2.800.000 denarë për rikonstruktim  të shkollave të mesme dhe 11.200.000 denarë për Shtëpinë e studentëve – Tetovë.