Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 59-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot mes tjerash, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 59-të, me më shumë pika nga rendi i ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Informacioni për statusin e rregullimin e sistemit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërlidhje me Regjistrin Qendror të Popullsisë.

Me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, në këtë mbledhje do të përcaktohet teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim administrativ.

Në rendin ditor të mbledhjes së 59-të është edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për Sigurinë e Informacioneve.

Ministria e Drejtësisë do të referojë për avancimin e projektit “Rikonstruimi i  institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të informojë për formimin e Grupit ndërsektorial për harmonizimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe akteve nënligjore lidhur me ndërtimin dhe komunikimet elektronike.

Mbledhja e rregullt e 59-të e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12:30, përmes lidhjes me video-konferencë, ndërsa me konkluzat dhe vendimet nga kjo mbledhje opinioni do të informohet përmes kumtesës.