Kryeministri Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes Shekerinska u takuan me admiral Burk: Festojmë përvjetorin e parë nga anëtarësimi ynë në NATO me mbështetje të rritur buxhetore për armatën edhe në kohë kur prioritet është riparimi i pasojave nga pandemia

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me komandantin e Komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk, i cili me delegacionin e NATO-s po viziton vendin tonë me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministrit së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski,  shef i seksionit J-5 në Shtabin Gjeneral të Armatës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zaev i uroi mirëseardhje admiralit Burk dhe pjesëtarëve të delegacionit të NATO-s dhe u falënderua për nderin që Aleanca me praninë e përfaqësuesve të lartë do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të parë nga anëtarësimi i vendit në Aleancë.
 
"Anëtarësimi në NATO është realizimi i përcaktimit të qytetarëve dhe elitave politike në vend të afirmuara ndër vite që nga shpallja e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, gjatë periudhës që paraprinte, ne kemi punuar në përmbushjen e kritereve politike në drejtim të avancimit të demokracisë, lirive dhe sundimit të ligjit, si dhe transformimin e ushtrisë sonë në përputhje me standardet e Aleancës", potencoi në takim Kryeministri Zoran Zaev.

Zaev në takim informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të investojë në Armatën e Maqedonisë së Veriut me mbështetje buxhetore që po rritet edhe gjatë pandemisë kur prioritet është mbështetja për riparimin e pasojave socio-ekonomike për të cilat kanë qenë të ndara 1.3 miliardë euro.

Kryeministri Zaev shtoi se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut e vërtetoi statusin e saj si një faktor i stabilitetit në rajon dhe se siguria, që del nga Aleanca me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, është një faktor për përparimin ekonomik të vendit, për të cilin kompanitë e huaja kanë një kontribut të rëndësishëm të cilët edhe gjatë pandemisë kanë mbajtur interesin e tyre për të investuar në ekonominë e vendit.

Komandanti i Komandës Aleate në Napoli, Admirali Robert Burk, nga ana e tij, theksoi se ishte i nderuar të drejtojë një delegacion të Aleancës me rastin e përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe theksoi kontributin që vendi e ka dhënë në periudhën para aderimit në anëtarësimin në Aleancë dhe se një kontribut të rëndësishëm në arritjen e suksesshme të këtij procesi kishte udhëheqja e vendit në 4 vitet e fundit kur u morën vendimet më të rëndësishme për realizimin e këtij qëllimit.