Kryeministri Zaev: Komuna të zhvilluara, do të thonë ekonomi e fuqishme, Dellçeva me projektin e ri kapital jep stimul për zhvillimin rajonal lokal ekonomik

"Tregu bashkëkohor i qytetit përmes respektimit të të gjitha kritereve për ruajtjen dhe shitjen e duhur të ushqimit, do të jetë nxitës i ekonomisë lokale këtu në Komunën e Dellçevës, së bashku me kompanitë e tekstilit për prodhimin e bluzave, pajisjeve HTZ, kompanive në industrinë e drurit, si dhe aktivitetet bujqësore në të cilat është e përfshirë shumica e popullsisë ", tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovskin, zëvendëskryeministrin për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski, shënuan fillimin e ndërtimit të tregut bashkëkohor të qytetit.

Kryeministri Zaev theksoi se qëllimi i këtij projekti kapital për Dellçevën në vlerë prej 33.4 milionë denarë është krijimi i kushteve moderne si për shitësit ashtu edhe për blerësit.

"Për më tepër, kjo pjesë e qytetit merr një pamje bashkëkohore urbane me mundësinë për të krijuar vende atraktive për ndërtesat e reja në të ardhmen. Komunat e zhvilluara nënkuptojnë një ekonomi të fortë. Në këtë drejtim, Qeveria vazhdimisht përpiqet për zhvillim të balancuar rajonal dhe përforcimin e infrastrukturës në nivel komunal. Ne përforcojmë decentralizimin dhe mundësojmë transferimin maksimal të mundshëm të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal. Për këtë qëllim, ne filluam një reformë për të avancuar decentralizimin fiskal përmes realizimit të 3 shtyllave kryesore, përkatësisht rritjes së të ardhurave komunale, pagesën e borxheve, si dhe punën e ndershme, transparente dhe llogaridhënëse të amvisërive. Qeveria vazhdon të mbështesë mallra të qëndrueshme siç janë ndërtimi dhe rindërtimi i infrastrukturës rrugore lokale, rrjeti i ujësjellësit, rrjetet e kanalizimeve, rikonstruimi, ndërtimi i kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, objekteve shëndetësore, përmirësimi i jetës së qytetarëve, punësimin e ri dhe zhvillimin ekonomik", theksoi Zaev dhe tha se Qeveria me fonde buxhetore dhe me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare zbaton projekte që synojnë posaçërisht zhvillimin e komunave, për të forcuar infrastrukturën dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në nivel lokal.
 

Kryetari i Komunës Trajkovski theksoi se tregu i qytetit në Dellçevë është një nevojë dhe projekt i domosdoshëm që ka rëndësi rajonale për Komunën e cila është në pjesën lindore të vendit, ku vizitorët vijnë nga Bullgaria fqinje, por edhe si vend tranzit, i vizituar shpesh nga qytetarët nga i gjithë vendi dhe më gjerë.

“Qëllimi është të kemi një treg bashkëkohor të qytetit me tërë infrastrukturën, ku do të respektohet të gjitha kriteret për ruajtjen dhe shitjen e duhur të ushqimeve dhe mallrave të shumëllojshme, si dhe hapësira e përshtatshme për parking. Tregu i qytetit ka një sipërfaqe prej një parcele ndërtimore prej 11,599 m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 6,944 m2 dhe përmban hapësirë ​​për shitje të produkteve bujqësore dhe mallrave të tjerë ", tha Trajkovski dhe shtoi se në periudhën e kaluar në Dellçevë ndërtohen rrugë dhe kanalizime, po punohet në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe për të siguruar ujë i pastër për Dellçevën.

Për më tepër, siç nënvizoi Trajkovski, janë realizuar projektet kapitale të premtuara: rrugë në vendbanimin Basarica, ura për këmbësorë mbi lumin Bregallnicë, një kapellë e qytetit dhe për një vit do të realizohet ëndrra shumëvjeçare e çdo banori të Dellçevës, ndërtimi i tregut bashkëkohor të qytetit që do të mundësojë krijimin e kushteve bashkëkohore në tregti dhe mundësive për zhvillimin e kësaj pjese të qytetit.