Shtyhet afati për dorëzimin e llogarisë vjetore në Regjistrin Qendror

Afati i fundit për dorëzimin elektronik të llogarisë vjetore në Regjistrin Qendror shtyhet deri më 25 mars të vitit2021 deri në mesnatë.

Pasd kërkesave të marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me Regjistrit Qendror për shtyrjen e afatit për dorëzimin e llogarive vjetore, Regjistri Qendror plotëson nevojat  e tatimpaguesve dhe kontabilistëve për zgjatjen e afatit për dorëzimin e llogarive vjetore

Vendimi për prolongimin e afatit është në përputhje me nenin 477 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Një vendim i tillë për shtyrjen e afatit bëhet në bazë të situatës dhe masave të Qeverisë për mbrojtjen dhe parandalimin e virusit KOVID-19, me qëllim që të respektohen afatet ligjore.

Në përputhje me të dhënat nga Regjistri Qendror, përfshirë ditën e djeshme , 11.03.2021, mbi 90% e obliguesëve tashmë i kanë paraqitur llogaritë e tyre vjetore. Nga Regjistri Qendror si institucion i orientuar drejt shërbimit, janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave të shfrytëzuesëve, brenda mundësive ligjore.