Kryeministri Zaev në seancën e pyetjeve të deputetëve: Sistemi gjyqësor i miraton vendimet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u përgjigj në pyetjet e deputetëve në Kuvend.

“Çdonjëri meriton drejtësi, përsëritje e procedurave dhe përgjegjësi nëse ka gabuar para ligjit. Pjesë e proceseve përfunduan me sukses si Sopoti, pjesë me gjobitje. Ky rast u përsërit sërish”, theksoi Kryeministri Zaev, duke  u thirrur në vendimin e organeve të gjyqësorit,lidhur me incidentin te Liqeni i Smillkovës.

“Të gjitha dëshmitë, transkriptat, u prezantuan para gjyqit. Procesi është i udhëhequr në mënyrë transparente. Sistemi gjyqësor është ai që i sjell vendimet”, shtoi Kryeministri Zaev.

“Politikanët duhet t’i largojnë duart nga gjyqësori dhe nga prokuroria. Pse atë vit kur ishim bashkë nuk realizuam diçka?! Sepse ajo nuk është puna e jonë. Kemi detyrim të inkurajojmë besim në sistemin gjyqësor”, deklaroi Kryeministri Zaev ndaj deputetit të Aleancës së Shqiptarëve që e parashtroi pyetjen e deputetit.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, tha se duhet “t’i jepet shans të vërtetës”.