Carovska: Harmonizojmë nevojat për profilet e reja të kuadrit profesional me kompanitë

Fillon procesi i konsultimeve në MASH, kryetarët e komunave dhe kompanitë për dizajnimin e programeve mësimore dhe politikave të regjistrimit në shkollat ​​e mesme profesionale me qëllim të arsimojnë kuadro profesionale të nevojshme në tregun e punës

I harmonizojmë nevojat e sektorit real me profilet për të cilat do të arsimohen nxënësit në shkollat ​​e mesme profesionale, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në Shtip, ku së bashku me kryetarin e komunës Sashko Nikollov dhe përfaqësues të disa kompanive e filluan procesin e konsultimeve për nevojën e hapjes së profileve dhe paraleleve të reja në shkollat ​​e mesme profesionale në të gjithë shtetin, nga viti i ardhshëm shkollor.

"Jemi duke diskutuar cilat janë nevojat e tyre reale për profilet e caktuara që u mungojnë me vite kompanive, dhe mundësitë për ato të hapen paralele në shkollat ​​e mesme profesionale. "Për herë të parë, hyjmë në negociata intensive me kompanitë, odat ekonomike dhe shkollat ​​e mesme profesionale me qëllim ta sigurojmë kuadrin profesional të kërkuar, por edhe të rrisim punësimet e të rinjve", deklaroi Carovska.

Më parë, Ministrja Carovska kishte takime pune në Sveti Nikollë me Kryetarin e Komunës Sashko Velkovski dhe në Probishtip me Kryetarin e Komunës Dragan Anastasov si dhe me kompanitë lokale.

"Morëm shumë propozime konstruktive dhe të dobishme për profilet që duhet t'i hapim. Besoj fuqishëm se përmes këtij dialogu shoqëror së bashku do t'i identifikojmë nevojat dhe do të përgjigjemi në kërkesat e vjetra të kompanive, por edhe do të profilizojmë arsimin profesional që do të krijojë kuadër të nevojshëm për sektorin real", tha Carovska.

Takimet e sotme janë të parat në procesin e konsultimeve me kompanitë, odat ekonomike dhe vetëqeverisjet lokale për nevojën e hapjes së profileve dhe paraleleve të reja në shkollat ​​e mesme profesionale në të gjithë shtetin, nga viti i ardhshëm shkollor. Nën sloganin "Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm", Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, përfaqësues të Qeverisë dhe MASH, kryetarët e komunave dhe kompanitë do të diskutojnë për dizajnimin e programeve mësimore dhe politikat e regjistrimit në shkollat ​​e mesme profesionale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka zbatuar analizë që tregoi cilat tani i ofrojnë shkollat, si është pajtueshmëria e tyre me nevojat e kompanive dhe përgatitja e kompanive për bashkëpunim të kompanive me  shkollat ​​e mesme profesionale në nivelin lokal. Në analizën morën pjesë 450 kompani nga i gjithë shteti, prej të cilave madje 85% janë të gatshme të bashkëpunojnë me shkollat ​​e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për mësimin praktik, diçka që është shumë e rëndësishme për krijimin e një kuadri profesional dhe cilësor.

Këtë proces Ministria e Arsimit dhe Shkencës e realizoi në bashkëpunim dhe me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës.