Zaev: Është koha që edhe opozita të pranojë se përfundimisht duhet të qëndrojmë bashkë për projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve dhe për këtë jam i gatshëm të organizoj takim të liderëve

Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot, në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e 100 ditëshit të Qeverisë, tha se nëse nuk thirret takim liderësh deri në fund të vitit, të cilën nga Presidenti i shtetit e kërkoi lideri i opozitës, takim liderësh do të organizojë takim liderësh në interes të qytetarëve dhe për shtetin, mes të cilave edhe procesin e eurointegrimeve dhe ballafaqimin me COVID-19 krizën.

“Ne mund të diskutojmë të gjitha çështjet në interes për qytetarët. Ju e dini që ekziston një projekt në vazhdim, mbi të cilin ne duam të ndërtojmë një konsensus kombëtar ose popullor në vend,  ai është projekti për Qendrën Klinike. Është koha që opozita të pranojë se më në fund mund të qëndrojmë pas një gjëje të rëndësishme," tha Kryeministri Zaev, duke vlerësuar këtë projekt si më të madhin për vendin, për të cilin Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën.

Ai nënvizoi se nevojitet që pas projekteve të mëdha të bashkëpunohet bashkërisht edhe me opozitën.